E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet Kosovado marre pjese neKupen e Botes 2014

NION- Kosova do te marre pjese ne eliminatoret e Boterorit 2014 qe do te mbahet ne Brazil. Lajmi eshte publikuar dje ne gazeten serbe Kurir qe bazpohet ne burimet e saj brenda UEFA. Sipas saj ne mbledhjen e fundit te UEFA-s ne Nion kane marre pjese edhe shume biznesmene shqiptare qe po lobojne per pranim te Federates se Futbollit te Kosoves ne FIFA e UEFA. Kuriri shkruan se kundershtari me i madh i kesaj ceshtjeje eshte presidenti i UEFA-s Mishel Platini qe sipas saj shqiptaret presin qe ai te humbase zgjedhjet e vitit 2011.

Edhe pse mbledhja ne Nyon nuk kishte te bente asgje me Kosoven ne ndertesen e UEFA-s ishte nje numer i madh i biznesmeneve shqiptare. Shpejt kuptova se pjesemarrja e Kosoves ne kualifikimet per Boterorin 2014 eshte pune e kryer. FIFA jozyrtarisht ka dhene leje per kete dhe nje gje e tille pritet te behet edhe nga UEFA. Megjithate kundershtari me i madh i pranimit te FFK-se mbetet Platini dhe per kete shqiptaret presin qe ai te mos fitoje zgjedhjet per kryetar te UEFA-s vitin tjeter ka thene nje burim i Kuririt i afert me UEFA-n. Kjo gazete ka marre edhe nje pohim nga kreu i Federates Kosovare Fadil Vokrri ndersa i gjithe shkrimi ka titullin Skandal Futbollistet kosovare ne Boterorin 2014. Kjo sipas gazetes eshte nje shuplake tjeter per Serbine.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›