E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush publikon librine ri Kisha menduarte sulmoja Sirine

SHBA- Ish presidenti amerikan Xhorxh W. Bush thote ne librin e tij me kujtime se ai e kishte menduar mundesine e nje sulmi ajror ushtarak amerikan ndaj nje kompleksi te dyshuar berthamor ne Siri pas kerkeses se Izraelit ne vitin 2007.
Ne fund ish presidenti vendosi te mos jepte urdher per sulmin. Izraeli e shkaterroi kompleksin per te cilin Siria e mohonte se sherbente per prodhimin e armes berthamore.

Libri me kujtimet e zotit Bush Pikat Vendimtare del sot ne shitje. Ish presidenti filloi sot nje turne per te promovuar librin. Shtypi i cili ka marre paraprakisht nje kopje te librit thote se presidenti Bush permend shijen e keqe qe i la fakti se ne Irak nuk u gjeten arme te shkaterrimit ne mase.

Ish presidenti 64-vjecar mbron vendimin e tij per nderhyrjen ne Irak ne vitin 2003. Ai thote se irakianet jane me mire pa ish udheheqesin irakian Sadam Husein te cilin ai e quan diktator dhe vrases.

Libri i pasqyron tete vitet e jetes se tij ne Shtepine e Bardhe duke perfshire tema prej nderprerjes se konsumit te alkoolit pastaj reagimin emocional te tij ndaj sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001 Irakun dhe politiken e diskutueshme per te zbatuar teknika te ashpra hetimi ndaj te dyshuarve per terrorizem.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›