E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reja vullkanike, Thaçi shtyn vizitën në Finlandë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shtyrë vizitën e tij zyrtare në Finlandë, për shkak të vështirësive në trafikun ajror.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Thaçi ishte ftuar në Helsinki nga homologu finlandez Matti Vanhanen.
Sipas të njëjtave burime, gjatë vizitës së tij Thaçi do të takohej edhe me presidenten e vendit nordik, ministrin e Jashtëm, si dhe ish-presidentin Martti Ahtisaari.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›