Serbët duhet të binden

“Bota e ka pranuar realitetin e Kosovës dhe mendoj se duhet ta pranojë edhe pakica serbe. Por, Qeveria e Kosovës duhet t'i mbrojë të drejtat civile dhe t'ia heqë çdo frikë pakicës serbe”, ka thënë John O'Sullivan, Drejtor i Përgjithshëm i Radios Europa e Lirë, në një intervistë të gjatë për këtë radio.
“Kosova është një shtet etnik, 90 për qind kosovarë (shqiptarë) dhe 10 për qind serbë. Edhe këtu ka dy mënyra, të shkohet drejt NATO’s, që bashkë me BE’në mendoj se do të jenë e ardhmja përfundimtare. Kjo është zgjidhja paqësore për Ballkanin”, ka thënë ai.
Sipas O’Sullivan, tha se Qeveria e Kosovës duhet të garantojë të drejtat për minoritetin serb.
“Qeveria e Kosovës, nga ana e saj, duhet t’i mbrojë të drejtat civile. Jo vetëm t’i mbrojë të drejtat civile, por t’ia heqë çdo frikë pakicës serbe. Aktualisht, kjo nuk mund të bëhet lehtë, sepse pavarësia e Kosovës nuk është pranuar tërësisht në rajon, veçanërisht nga Qeveria e Serbisë, e cila mendoj se po luan një rol jo të dobishëm”.
Ai porositi autoritetet serbe që të jenë konstruktivë.
“Vetëm kur Serbia do të pushojë së vepruari në mënyrën kërcënuese apo trazuese ndaj Bosnjës dhe Kosovës, atëherë do të shihet nga bashkësia ndërkombëtare si shtet i respektuar. Dhe, meqë ka rëndësi opinioni i bashkësisë ndërkombëtare, mendoj se jemi në një botë shumë më mirë se ç’ishim 100 vjet më parë”, tha në këtë O’Sullivan.
Ai ka folur edhe për projektet e multi-etnicitetit.
“Në Kosovë nuk mendoj se shumë-etniciteti është i atillë që ta shfaqë realitetin e njëjtë. Mendoj se e drejta e pakicës duhet të mbrohet, por pakica në atë shtet nuk është aq e madhe sa të nënkuptojmë se duhet ta rishkruajmë gjithë shtetin”, tha ai.
“Ekzistenca e pakicës duhet të mbrohet, të drejtat e saj gjithashtu, por pikëpamja ime do të ishte se në të gjitha këto çështje nuk mundeni thjesht të adoptoni një kuadër teorik duke menduar se do ta zgjidhë problemin për ju. Po, do të zgjidhë disa probleme në disa vende, por nuk do të përshtatet në vendet tjera”, shtoi ai.