E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Fjalimi i Ramës, si në pleniumin e Beratit

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e ka krahasuar fjalimin e kreut socialist mbajtur në kongresin e Partisë Socialiste si pleniumin e Beratit. Në një konferencë për shtyp Topalli e ka cilësuar Kongresin e PS-së si kongresin e etërve dhe bijëve të bllokut duke shtuar se dikur etërit e përfaqësuesve socialistë rrinin mbyllur në bunker ndërsa sot bijtë e tyre qëndrojnë të mbyllur në kuti.
Sipas saj kongresi i Partisë Socialiste nuk ka asnjë lloj ndryshimi me 20 vjet më parë kur organizoheshin pleniumet e regjimit komunist.
Ajo gjithashtu theksoi se Partia Socialiste nuk e pranon realitetin ekonomik të vendit por se socialistëve u ka mbetur ora tek vaterloja e etërve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›