E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët e Kosovës protestojnë kundër EULEX-it

Mitrovicë -Serbët e Kosovës, ka zhvilluar sot tre protesta në veri, dy prej të cilave kundër kontrollit të automjeteve dhe dokumentacionit nga EULEX-i në dy pikat kufitare me Serbinë. Rreth 300 serbë kanë protestuar në qendër të Zubin-Potokut, por jo me bllokim rruge, si në protesën tjetër të rreth 150 serbëve në afërsi të stacionit të hekurudhave në Leposaviç, të cilët bllokuan trafikun për më se gjysmë ore.

Këto dy protesta, sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, ishin “në shenjë kundërshtimi për kontrollin e automjeteve dhe dokumentacionit në pikat kufitare nga EULEX-i”. Protesta tjetër serbe ishte në veri të qytetit të Mitrovicës nga punëtorët e një ndërmarrjeje transportuese, por me motive sociale.Policia e Kosovës ka monitoruar nga afër zhvillimin e ngjarjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›