Pacolli: El Salvadori brenda javës njeh Kosovën
Prishtinë -Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behxhet Pacolli ka deklaruar mbrëmë se El Salvadori ka marrë vendim për njohjen e Republikës së Kosovës. Procesi i njohjeve për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, është përfshirë nga një fazë e re. Në këtë kontekst, kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli thotë se mbrëmë El Salvadori ka marrë vendim për njohjen e Republikës së Kosovës.
Pacolli thotë se nota verbale e njohjes do të arrijë në Kosovë brenda javës.Pacolli ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Salvadorit ku është takuar me zyrtarët e lartë të shtetit.