Serbet e Kosoves te nxjerrin mesime nga Kroacia

Zevendeskryeministri i Kroacise nga radhet e Partise se Pavarur Demokratike Serbe SDSS Slobodan Uzelac thote per Deutsche Welle-n se serbet ne te kaluaren kane udhehequr nje politike te gabuar te artikuluar rreth motos Te gjithe serbet ne nje shtet. Kjo politike e gabuar na ra ne koke ne serbeve te Kroacise. Sidomos kur ajo u perplas me politiken e pales kroate poashtu njesoj te papranueshme per ne sipas te ciles Kroacia duhej te rregullohej si nje shtet pa serbe ose me nje shtet kunder serbeve tha Uzelac.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Milorad Pupovac perfaqesues i pakices serbe ne Kroaci
Te kujtohet plani Z-4
Nenkryetari i Partise se Pavarur Demokratike Serbe - SDSS Vojisllav Stanimiroviq ne bisede me Deutsche Welle-n sqaron gjithashtu se serbeve ne Kroaci fillimisht iu eshte ofruar plani i ashtuquatur Z-4. Ai plan parashihte shume me shume autonomi dhe te drejta se ato qe gezojne sot serbet ne kete shtet por ai u refuzua nga serbet. Ketu ka shume gjasa qe serbet e Kosoves te kene perafersisht ate fat si ne paralajmeron Stanimiroviq. Nje deklarate te ngjashme pak kohe me pare e ka dhene edhe Milorad Pupovac nga Keshilli nacional serb ne Kroaci Edhe ne kemi pasur raste qe i kemi leshuar nga dora te cilat tani i kane serbet e Kosoves dhe shpresoj qe ata nuk do ti leshojne. A jane te vetedijshem per kete Do te ishte shume e rendesishme qe te jene te vetedijshem.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Fshati serb Veljun Kroacine e Mesme
Barrikadat nuk jane zgjidhje
Slobodan Uzelac thote se serbet ne Kosove patjeter duhet te bashkepunojne ngushte me autoritetet shteterore ne Beograd e jo te ndermarrin vete veprime te tilla sic eshte ngritja e barrikadave. faredo veprimtarie per te cilen nuk eshte rene dakord ne nivel shteteror nuk mund te jete e dobishme per interesin kombetar pavaresisht se nga kush ndermerret ajo tha Uzelac.
Me barrikada nuk do te zgjidhet asgje. Pra ata duhet te diskutojne dhe te vijne deri tek nje zgjidhje mendon edhe Vojislav Stanimiroviq. E rendesishme eshte thone Stanimiroviq dhe Uzelac qe serbet ne veri te Kosoves te jene politikisht te mireorganizuar dhe te koordinojne aktivitetet e tyre me qeverine ne Beograd.
Autor Dinko Gruhonjiq / Esat Ahmeti
Redaktoi Lindita Arapi