E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Qendrore Evropiane kredidhenesja e fundit

Para plot nje muaji agjencia e vleresimit te riskut te kreditimit Moodys deklaroi se do te shqyrtonte me hollesi bonitetin e Frances vleresuar deri tani me noten me te larte. Ky ishte nje nga shkaqet perse ekonomia e dyte me e fuqishme e Evropes duhet te paguaje rreth 2 per qind me shume interesa se Gjermania per obligacionet e saj shteterore. Tani agjencia e vleresimit e perseriti paralajmerimin ndaj Parisit nota e larte eshte e rrezikuar pasi kostot e rifinancimit jane shume te larta. Keshtu nervoziteti ne tregjet financiare u rrit edhe me tej.

Gjeografia e krizes se euros zgjerohet

Mund ta shohesh si nje komplot ose jo por fakt eshte se kriza e borxheve eshte zgjeruar nga periferia e Eurozones drejt zemres se Evropes. Jo vetem Franca por edhe Holanda Finlanda dhe Austria duhet te llogarisin me rritje te normave te interesit per shkak te shtimit te primeve te riskut. Normat e interesit qe duhet te paguajne titujt shteterore italiane apo spanjolle te borxhit jane rritur aq shume se barra e interesave nuk mund te perballohet per kohe te gjate.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Prof. Rolf J. Langhammer zevendespresident i institutit te Kiel-it per Ekonomine

A mund te merrte fund kjo drame nese ECB do te njoftonte ne blejme te gjitha obligacionet shteterore qe tregu nuk i do Pikerisht kjo politike e financimit te shtetit praktikohet nga banka qendrore FED ne SHBA apo Bank of England. Per kete arsye Britania e Madhe paguan interesa thuajse po aq te uleta sa Gjermania megjithese situata atje eshte e krahasueshme me vendet problematike te Eurozones. Gjithnje e me shume politikane dhe ekonomiste ne bashkimin monetar evropian kerkojne qe ECB te marre me ne fund rolin e kredidhenesit te fundit lender of last resort per te gjitha vendet e eurozones.

Nje politike e keqe nuk duhet marre shembull thote Rolf Langhammer zevendespresident i institutit te Kiel-it per Ekonomine. Nga te gjitha palet edhe nga banka qendrore amerikane thuhet gjithnje eshte nje masa emergjente e kufizuar ne kohe e cila nuk praktikohet vazhdimisht.

Situata emergjente si vazhdimesi

Problemi eshte qe nje situate emergjente shume shpejt mund te kthehet ne nje situate afatgjate. Pikerisht kjo ka ndodhur me programin e ECB-se per blerjen e obligacioneve. Si mase emergjente per stabilizimin e tregjeve financiare banka qendrore filloi ne maj te 2010 te blente obligacione shteterore greke portugeze dhe irlandeze. Ne gusht 2011 ajo e zgjeroi programin me Italine dhe Spanjen.

Bildunterschrift Kryetari i eurogrupit Jean-Claude Juncker

Nderkohe ajo ka ne bilancin e saj obligacione te vendeve me borxhe te larta ne Eurozone ne vlere prej 200 miliarde eurosh. Ne shenje proteste kunder ketij kursi dy gjermane dhane doreheqjen ish shefi i Bankes Federale gjermane Axel Weber dhe ish kryeekonomisti i ECB-se Jrgen Stark.

Edhe Rolf Langhammer mendon se ECB me kete politike ka kapercyer vijen e kuqe Ajo qe eshte derdhur nuk mblidhet me. Nese nje qendrim themelor inflacionist forcohet e pikerisht ne nje vend si Gjermania qe eshte vend kreditor per te cilin kursimi eshte i rendesishem atehere efektet jane shkaterrimtare ndaj vendimeve per investime qendrimit ndaj kursimeve etj.

Frika gjermane ndaj zhvleresimit te pasurise se tyre

Ne fund njerezit nga frika e zhvleresimit te parase do te blenin ar ne vend qe te investonin. Per friken e gjermaneve nga inflacioni tregoi mirekuptim edhe shefi i Eurogrupit Jean-Claude Juncker. Shekullin e kaluar gjermaneve iu desh dy here te shihnin shkaterrimin e pasurise se tyre tha ai pak kohe me pare per mediet gjermane.

Hiperinflacioni pas Luftes se Pare Boterore dhe reforma monetare pas Luftes se Dyte Boterore i paten detyruar gjermanet dy here te fillonin nga zero. Respekt per historine gjermane shprehu edhe ministri francez i Financave Francois Baroin javen e kaluar. Thene me thjesht sipas tij ne thelb frika e gjermaneve nga inflacioni eshte e tepruar. Ne fund te fundit ekonomia boterore rrezikohet nga nje recesion i ri.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nicolas Sarkozy dhe Angela Merkel

Por per ekspertin Langhammer kjo frike eshte e perligjur Ne kemi nje inflacion baze prej tre per qind dhe rritja ekonomike eshte ne renie. Inflacioni mund te konsolidohet. Une nuk mendoj se inflacioni do te shmangej vetem sepse po hyjme ne nje faze renieje ekonomike.

Ashtu si Langhammer mendojne edhe ekonomiste te tjere ne Gjermani. Sipas tyre vendet me deficite nuk do te kishin me aq shume trysni per zbatimin e reformave nese ECB do te jepte nje garanci te pergjithshme per te gjitha obligacionet shteterore te vendeve te Eurozones.

Statuti i Bankes Qendrore Evropiane

Pervoja te tilla nuk jane te reja. Kur ne gusht 2011 ECB filloi blerjen e obligacioneve shteterore italiane qeveria e Berlusconit terhoqi menjehere mbrapsht nje program ambicioz kursimesh. Per te mbajtur te pandryshuar trysnine e ndaj vendeve debitore kancelarja gjermane Angela Merkel vazhdon te refuzoje nje rol te ri te ECB-se si financuese te shteteve.

Ngjashem parashikohet edhe ne statutin e Bankes Qendrore Evropiane. Sipas tij banka ka prioritet kryesor stabilitetin e monedhes. Por statutet mund te ndryshohen thone politikanet dhe ekonomistet qe e shohin ECB si shpetimtaren e fundit. Gjermanet vazhdojne te luftojne per kulturen e tyre te stabilitetit. Por trysnia po shtohet - nga dita ne dite.

Autor Zhang Danhong/Eliana Xhani

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›