E Diel, 1 Nëntor 2026

Lunacek Se pari realizimi i marreveshjeve pastaj statusi kandidat per Serbine

Edhe pse pranon se Serbia ka bere shume progres per marrjen e statusit te kandidatit vecanerisht ne fushen e bashkepunimit me Tribunalin per krime te luftes ne Hage reformimin e gjyqesorit dhe ekonomise raportuesja per Kosoven ne Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek vlereson se rifillimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtines solli rezultate zhgenjyese Bashkepunimi rajonal dhe marredheniet e mira fqinjesore jane nje nga parimet e BE-se. Une i bej thirrje Keshillit te BE-se dhe krereve te shteteve dhe qeverive te cilet me 9 dhjetor do te vendosin per statusin e kandidatit per Serbine te shohin nese jane zbatuar marreveshjet e arritura ne procesin e dialogut. Disa prej tyre mund te zbatohen ende deri ne ate date. Tani cdo gje eshte ne duart e Serbise autoriteteve serbe dhe te zotit Tadiq tha Lunacek.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Parlamenti serb ne Beograd

Bashkepunimi dhe fqinjesia e mire - parime themelore te BE-se

Lunacek konsideron gjithashtu se aplikimi i marreveshjes per vulat doganore duhet te jete kusht per statusin e kandidatit per Serbine. Kjo marreveshje tani ekziston ne leter dhe mund te jetesohet per nje dite thekson Lunacek. Duke u pergjigjur ne pohimin e gazetareve se Gjermania eshte gjithnje e me e izoluar ne qendrimin e saj se eliminimi i strukturave paralele ne veri te Kosoves duhet te jete nje kusht per perparimin e metejshem te Serbise drejt BE-se perfaqesuesja e te Gjelberve ne Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek ne nje konference per shtyp ne Bruksel tha se sipas mendimit te saj strukturat paralele e demtojne jeten e qytetareve ne veri te Kosoves dhe se plani i Ahtisaarit eshte rruga per stabilitetin dhe perparimin ne Veri.

Ekzistojne modele se si serbet dhe Serbia mund te mbeshtesin bashkeatdhetaret e tyre ne Kosove dhe askush nuk ka asgje kunder kesaj mbeshtetje. Por kjo duhet te behet ne menyre te hapur dhe transparente cka nuk mund te thuhet tani.

Edhe pse thote se statusi i kandidatit te Serbise do te ishte nje sinjal i mire per rajonin e tere Ballkanit Perendimor Lunacek edhe nje here theksoi se BE-ja eshte e ndertuar mbi parimet e bashkepunimit te fqinjesise se mire bashkepunimit dhe jo konfrontimit dhe se ky parim kerkohet nga te gjitha vendet qe duan te behen pjese e Bashkimit Evropian.

Autor Marina Maksimoviq / Esat Ahmeti

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›