E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët e Kosovëspranojnë regjistrimme praninë e OKB

PRISHTINË- I ashtuquajturi këshill i Kuvendit të Serbisë për Kosovën ka ftuar sot serbët që të mos dalin në regjistrimin e ardhshëm nëse në tërë territorin e Kosovës nuk organizohen nga Kombet e Bashkuara.

Ministri i të së ashtuquajturës Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic ka thënë se në mbledhjen e këshillit se qëndrim i qeverisë së Serbisë është i qartë:- “Vetëm Kombet e Bashkuara mund të bëjnë regjistrim në Kosovë, e jo institucionet kosovare.

Ai ka thënë se për Qeverinë e Serbisë është e papranueshme që Kombet e Bashkuara të bëjnë regjistrim vetëm në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa në pjesën tjetër institucionet kosovare. Bogdanovic ka theksuar se është i vetëdijshëm se një pjesë e serbëve do të dalin në regjistrim, por është i bindur se një numër i madh i tyre nuk do të marrin pjesë në regjistrim.

Ky këshill ka ftuar shefin e ekipit negociues të Serbisë, Boro Stefanovic që të njoftojë anëtarët e këtij këshilli me rrjedhën e bisedimeve Beograd-Prishtinë dhe platformën e qeverisë serbe.

(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›