E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raportohet për një vdekje të dyshimtë në Kaçanik

Nga Express më 28 mars 2011 në ora 18:28

Drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj ka raportuar të hënën për një vdekje të dyshimte në komunën e Kaçanikut. Burime policore kanë bërë të ditur se të dielën rreth orës 15.20, viktima N.B 35 vjeç nga Kaçaniku, është gjetur buzë lumit Neredime të këtij qyteti.

Zëdhënësi rajonal i policisë, toger Agim Gashi ka thënë se bazuar në hetimet e para në vendin e ngjarjes të bëra nga Njësia Rajonale e Hetimeve dhe nga Fornezika Rajonale, dyshohet se viktima deri sa po peshkonte buzë lumit Neredime, me kallamin e peshkimit ka prekur telat e tensionit të lartë të rrymës elektrike dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësiti Rajonal i Hetimeve në Ferizaj.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›