Serbët e veriut bllokojnë rrugët, kundërshtojnë institucionet e Kosovës
Serbët e veriut të Kosovës janë grumbulluar sot në disa rajone dhe kanë bllokuar rrugët. Në këtë mënyrë ata duan në japin mesazhin se nuk dëshirojnë të integrohen në shoqërinë kosovare dhe se nuk pranojnë insitutucionet e Kosovës.
Sipas mediave serbe sot në orën 9.00 serbët kanë bllokuar të gjitha rrugët kryesore në Zveçan, në veri të Mitrovicës, Zubin Potok dhe Leposaviç, duke bërë të ditur se bllokada do të zgjasë me orë të tëra.
Përveç që kanë bllokuar shumë rrugë në veri të vendit, ata kanë bllokuar edhe urën kryesore në Ibër, në veri të Mitrovicës si dhe disa rrugë në qytet, raporton Blic.
Ndërsa, është paralajmëruar se sot në orën 13.00, serbët e Graçanicës do të organizojnë një protestë. Sipas organizatorëve, protesta mbahet për të tërhequr vëmendjen në gjendjen jo të mirë të pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë.