E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i drogës, arrestohen 4 të rinj në Durrës

Katër të rinj janë arrestuar nga policia e Durrësit për shpërndarje të lëndeve narkotike. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy adoleshentë me inicialet N.K., 17 vjeç dhe E.K., 16 vjeç si dhe Ervis Pupa 22 vjeç dhe Ardit Milaqi, 21 vjeç.

Tre të rinjtë e parë janë arrestuar, pranë Pallatit të Sportit në qytetin e Durrësit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në motoçikletën me të cilin ata udhëtonin, poshtë sediljes u gjetën 30 qese plasmasi me lëndë narkotikë me peshë 94.1 gramë.
 

Sipas hetimeve të policisë mësohet se lëndën narkotike tre të rinjtë e kishin blerë nga Ardit Milaqi i cili u arrestua për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer ne bashkepunim”.
 

Sipas policisë, shtetasi E.K. akuzohet për veprën penale “Moskallezim krimi”, Ervis Pupa akuzohet për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›