Serbët e veriut kërkojnë ndërprerjen e dialogut
MITROVICË- I ashtuquajturi kuvendi i komunave dhe bashkësive serbe, i vendosur në veri të Mitrovicës, ka kërkuar sot ndërprerjen e dialogut me Prishtinën për shkak të masave të reciprocitetit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.
Ky organ paralel, thotë se reagimi i Beogradit ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të ndaluar hyrjen e mallrave që përmbajnë vulat doganore të Serbisë, duhet të bëjë që të ndërpriten për një kohë bisedimet midis palëve.
Serbët e veriut pretendojnë se kanë qenë kundër bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, pasi sipas tyre ato nuk mbahen në kuadër të OKB-së, ndërkohë kanë kërkuar anlulimin e marrëveshjeve të arritura deri tani midis palëve.
(e./rel/BalkanWeb)