E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dacic: Serbia e gatshme për çdo situatë lidhur me Kosovën

BEOGRAD- Zëvendëskryeministri serb dhe njëkohësisht ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Dacic ka deklaruar se
Serbia duhet të jetë e gatshme për çdo situatë lidhur me Kosovën si dhe nga kushtëzimi i mundshmëm nga Bashkimi Evropian.

Mediat kosovare bëjne me dije se Dacic ka shfaqur shpresën se BE nuk do ta kushtëzojë anëtarësimin Serbisë me pavarësinë e Kosovës.

Dacic ka sjellë në vëmendje se kryetari i Serbisë, Boris Tadic, ka nënvizuar dhe shprehur garancinë e marrë nga SHBA dhe BE se nuk do të kërkohet nga Serbia që të njohë Kosovën si dhe derisa të zgjasin bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës, nuk do të ketë ndryshim realiteti në territorin e Kosovës.
(e.m/RTK/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›