E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët e veriut, me peticion për kthimin e Vulinit

Qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do të kërkojnë, përmes peticionit, kthimin e Aleksandar Vulinit në krye të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Duke u thirrur në burimet zyrtare, mediat serbe shkruajnë se në Mitrovicë, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok do të ngrihen tenda, në të cilat do të mblidhen nënshkrime në mbështetje të Vulinit.

Vulin ka bërë publike dorëheqjen në fillim të kësaj jave, duke thënë se ka qenë kundër marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Kosovë dhe Serbisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›