E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj paralajmëron njohje nga Jemeni

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili po qëndron në një vizitë në Sana, kryeqytet i Jemenit, ka paralajmëruar se ky shtet shumë shpejt pritet ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Është vizita e ime e parë zyrtare në Jemen. Jam takuar me Ministrin e Jashtëm Abu-Bakr Al-Qirbi, të cilin e informova për progresin e arritur në Kosovë. Njohja formale pritet të vijë së shpejti”, ka shkruar Hoxhaj në faqen zyrtare të tij në Twitter.

Republika e Jemenit gjendet në Azinë Perëndimore, përderisa ka një territor që përfshin tërë pjesën jugperëndimore dhe jugore të penisulës arabe.

Shteti kufizohet me Arabinë Saudite në veri, me Detin e Kuq në perëndim, me Gjirin e Adenit dhe Detin Arab në veri dhe Omanin në lindje.

Kryeqytet i Jemenit është Sana, ndërkaq ka një popullsi prej 23 833 000 milion banorë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›