E Martë, 3 Nëntor 2026

Serbët e veriut paralajmërojnë incidente: Do mobilizohemi për të mbrojtur presidentin Vuçiç

Organizatat dhe politikanët opozitarë serbë në Kosovë paralajmëruan se pjesëtarë të këtij komuniteti do të shkojnë në Beograd javën e ardhshme, për të krijuar një “mur njerëzor” përballë Presidencës së Republikës së Serbisë, dhe për të “mbrojtur” presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiç, nga një revolucion me ngjyra, siç thanë.

Në mënyrë që synimi për të “mbrojtur” presidentin Vuçiç të jetë i suksesshëm, thuhet se nuk mund të përjashtohen as incidentet.

Organizatat dhe politikanët opozitarë serbë pretendojnë se pas këtij organizimi, qëndron Lista Serbe – partia më e madhe serbe në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit dhe të vetë presidentit serb, Vuçiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›