E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbet e veriut te Kosoves po heqin vete nje pjese te barrikadave

Banoret serbe te veriut te Kosoves filluan te enjten ne mengjes vete te largojne nje pjese te barrikadave nga rruget e veriut te Kosoves qe cojne ne dy pikat kufitare ne Jarinje dhe Bernjak. Kjo konfirmohet per DW nga zedhenesi i policise se Kosoves ne Mitrovice Besim Hoti. Barrikadat nga serbet u vendosen me shume se nje muaj me pare ne rruget e veriut per te kundershtuar dhe pamundesuar pranine e doganiereve dhe policeve kosovare ne dy pikat kufitare me Serbine.

Mbreme perfaqesuesit serbe te kater komunave veriore me shumice serbe deklaruan se ata do te lirojne nje korsi ne rruge me qellim te furnizimit me ushqim te ushtareve paqeruajtes qe ndodhen ne vendkalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Serbet largojne nje pjese te barrikadave

Njeri nga udheheqesit e komunes paralele serbe te Zubin Potokut Sllavisa Ristic u tha medieve lokale serbe se Trupave paqeruajtese u lejohet levizja vetem gjate dites sepse eshte ne te mire te tyre per shkak se serbet lokale e kane humbur besimin te KFOR-i. Nuk deshirojme qe KFOR-i te marre pjese ne kurrfare aksioni qe ka per qellim instalimin e institucioneve te Kosoves ne veri tha Slavisha Ristiq.

Perfaqesuesit e serbeve i rekomanduan misionit EULEX qe per veprimtarine e ketij misioni ne veri te bisedoje me qeverine dhe institucionet e Serbise duke mos sqaruar se per cfare duhet te bisedohet.

Zyrtare te forcave paqeruajtese konfirmojne se trupat e tyre tashme po levizin per ne dy pikat kufitare ne Jarinje dhe Bernjak mirepo ata kerkojne liri te levizjes per te gjithe perfshire ketu edhe misionin EULEX.

Zedhenesi i misionit te EULEX-it ne veri Hans Kristian Klasing nderkaq i tha DW-se se ky mision deshiron liri te levizjes per te gjithe ne menyre qe ne veri te mbizoteroje rendi dhe ligji Ne deshirojme liri te levizjes per te gjithe ne veri dhe gjithkund dhe ky eshte nje qendrim i perbashket i EULEX-it dhe KFOR-it dhe ne vertete deshirojme qe te gjitha barrikadat te largohen sepse kjo ne radhe te pare eshte ne interes te vete popullates dhe sidomos te serbeve te veriut thote Hans Kristian Klasing.

Thaci ne interpelance ne parlament

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hashim Thaci

Ne diten kur serbet e veriut filluan largimin e pjesshem te barrikadave nga rruget e veriut parlamenti i Kosoves po debaton per gjendjen ne veri ne nje interpelance te thirrur per kryeministrin Hashim Thaci. Kryeministri i vendit tha se vendimi i qeverise se tij me 25 korrik qe te dergoje doganieret dhe policet ne veri nuk ka qene i lehte por i domosdoshem dhe ky vendim sipas tij eshte marre ne koordinim te plote me faktorin nderkombetar Nga kuvendi i Kosoves i garantoj te gjithe qytetaret e Kosoves se masat e ndermarra ne veriun e Kosoves nuk jane te drejtuara kunder asnje qytetari te Kosoves dhe asnje grupi etnik qe eshte brenda kornizave ligjore dhe kushtetuese. Qeveria e Kosoves nuk eshte ne konflikt me qytetarin ne veri por eshte ne konflikt me ata qe kane shkelur rendin dhe ligjin te cilet duhet te perballen me drejtesine tha kryeministri Thaci.

Kryeministri Thaci tha se nuk do te kete kthim prapa ne gjendjen para dates 25 korrik kur ne veri te Kosoves dhe ne dy pikat kufitare me Serbine nuk kishte fare kontroll nga organet kosovare te sigurise dhe as te mekanizmave nderkombetare sic jane KFOR-i dhe misioni EULEX.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›