Nga Trichet te Draghi - Nderrim ne krye te BQE

Ndarjen e tij zyrtare Jean-Claude Trichet e beri qe ne mes te muajit- i rrethuar nga bankiere shefa qeverish nga elita financiare. Madje edhe Christine Lagarde nderkohe shefe e Fondit Monetar Nderkombetar nderoi me pranine e saj ne ceremonine festive ne Operen e vjeter te Frankfurtit. Trichet eshte Presidenti i pare i Bankes Qendrore Evropiane i cili ploteson te gjithe kohen e percaktuar per postin tete vjet.
Kritikat ndaj BQE
Dhe Triche-ja tregon se si ne kater vitet e para ndieu presionin e tri qeverive te medha Ne kemi luftuar fort qe ta ruajme mbikqyrjen financiare ne eurozone ne nje kohe kur tri vendet e medha te Euros donin ta dobesonin paktin e Stabilitetit dhe te rritjes se Euros.
Por pastaj erdhen fillimisht kriza financiare dhe pas saj kriza aktuele e borxheve. Qe prej gushtit 2007 ne perjetojme nje krize te llojit te ri. Nje fenomen i perbotshem i cili nuk ka ndodhur qe prej Luftes se Dyte Boterore. Per here te pare qe prej 66 vjetesh epiqendra e nje krize globale eshte sistemi financiar i shteteve te zhvilluara.
Bildunterschrift Trichet largohet
Meritat e Trichese
Kjo krize e karakterizoi deri ne fund periudhen ne post te Trichese. Meritat e tij per stabilitetin e monedhes se perbashket ne kete menyre sikur jane harruar disi. Por vlera stabile e parase eshte e rendesishme para se gjithash per bashkeqytetaret me te varfer dhe me te dobet kjo eshte bindja baze e Trichese.
Kete qendrim baze thellesisht evropian dhe meriten e tij per politiken financiare shumica e eksperteve i vleresojne pa kufizim. Por me vendimin e BQE qe te blente fillimisht huate shteterore te Greqise por nderkohe edhe ato te vendeve te tjera ne krize te Evropes shume kritike para se gjithash ne Gjermani nuk jane dakord. BQE lejoi qe ta instrumentalizojne humbi pavaresine e saj thone ata. Keto blerje si proces nuk kaluan gjithmone ne menyre optimale mendon edhe Michael Heise kryeekonom i koncernit Allianz Ato parimisht nuk duhen perjashtuar sepse ne fund BQE eshte vija me efektive mbrojtese qe kemi per te luftuar krizen dhe qe kriza te lejohet te veproje pa pengese nuk do te ishte strategji e pranueshme politike dhe ajo do ta godiste Gjermanine me gjithe vrullin e saj.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Banka Qendrore Evropiane
Pasardhes Thjesht nje italian
Nevojen qe Banka Qendrore te jete e forte e njeh edhe pasardhesi i Trichese presidenti i Bankes Qendrore Italiane Mario Draghi. Qe prej se henes atij i duhet te deshmoje se e meriton emrin super Mario me te cilin e therrasin. Mario Draghi Miqte thone per mua se une nuk stepem para detyrave te pamundura.
Por pikerisht sepse eshte italian atij i duhet te vertetoje se stabilitetin e euros e merr seriozisht njesoj si Trichet-ja. Per kete Jrg Krmer kryeekonomist i Commerzbank-es ka dyshimet e tij Ne fazen e kandidimit Draghi sigurisht qe deshi te theksoje profilin si luftues i inflacionit per te kundershtuar supozimin e shume veteve se si italian qe eshte i merr gjerat me lehte.
Megjithate edhe ai besohet se do te perpiqet qe te mos e beje blerjen e huave shteterore nje instrument te vazhdueshem te BQE mendon kryeekonomi i Allianz-es Heise Edhe Draghi do te perpiqet qe ta reduktoje vellimin e ketyre blerjeve per te mos u konfontuar me kritiken se si president italian i BQ eshte ai qe po i perforcon keto programe. Ai do te perpiqet qe ti aplikoje me pak keto programe dhe do te beje presion tek qeveria e tij por edhe ne Bruksel qe reformat te pershpejtohen.
Autor Brigitte Scholtes/ Auron Dodi
Redaktoi Lindita Arapi