E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët hedhin beton mbi barrikadat në veri të Kosovës

Ndërkohë që sot pritet të takohen në Bruksel përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, banorët serbë të veriut të Kosovës në orët e para të mëngjesit kanë hedhur beton në një barrikadë në rajonin e Kërshit të Dudit në komunën e Zveçanit në aksin rrugor Mitrovicë -Leposaviç.

Sipas medieve kosovare arsyeja e betonimit është bërë pasi KFOR-i tentoi heqjen e saj disa ditë më parë, kur shpërthyen edhe incidentet. Barrikada e vendosur në një urë është ngritur 2,5 metra e gjatë, është betonuar dhe janë vendosur telat me gjemba.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›