Bruksel, sot rinisin bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë
Sot në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i radhës së bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës pritet që pikat e kalimit kufitar të jenë çështjet kyçe të diskutimit në këtë takim.
Sipas medieve kosovare situata në veri të Kosovës është mjaft e tensionuar dhe gjatë ditëve të fundit të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it u plagosën gjatë përleshjeve me protestuesit serbë që po mbajnë të bllokuara rrugët në atë zonë në shenjë kundërshtimi ndaj shtrirjes së autoritetit të Prishtinës.
Dhuna është dënuar gjerësisht nga autoritetet ndërkombëtare dhe ato vendase, ndërsa forcat paqeruajtëse thanë se do të përdorin të gjitha mjetet e përshtatshme për të mbrojtur jetën e ushtarëve të KFOR-it.