Serbet heqin vullnetarisht barrikadat

Banorët serbë në veri të Kosovës kanë nisur mëngjesin e së enjtes të largojnë me vullnetin e tyre barrikadat e vendosura në rrugët që të cojnë në pikat kufitare 1 dhe 31.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Besim Hoti, për Radion Europa e Lirë.
“Barrikadat po largohen nga vetë banorët. Do të shohim më vonë gjatë ditës se si do të zhvillohen ngjarjet dhe nëse do të ketë nevojë për ndërhyrjen e KFOR për heqjen e barrikadave të tjera”, ka deklaruar Hoti.
Mbrëmjen e së mërkurës përfaqësuesit e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës deklaruan se do të hiqnin barrikadat në rrugët kryesore për t’i mundësuar lëvizjen vetëm trupave të KFOR-it.
Ata thanë gjithashtu se kishin vendosur të respektonin thirrjen e presidentit serb Boris Tadic, i cili u kishte kërkuar shmangien e dhunës.
Gjatë ditëve të fundit, misioni i NATO-s ka përsëritur qëndrimin se një zgjidhje e njëanshme për lirimin e rrugëve me kufizime nuk do të pranohej.
Para pak ditësh, serbët e veriut të Mitrovicës nuk kishin rënë dakord me presidentin Tadic, i cili u kishte kërkuar të hapnin rrugën dhe të shmangnin dhunën.
Kjo gjë kishte bërë që barrikadat të mbeteshin në rrugë, pavarësisht operacioneve të KFOR-it të nisura javën e kaluar për zhvendosjen e tyre.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Engel: KFOR-i, jo ultimatume të kota
Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka deklaruar se KFOR-i duhet të ndërmarrë veprime konkrete dhe jo të japë ultimatume të panevojshme. Thaci: Në konflikt me ata që shkelin ligjin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci deklaroi se veprimet kriminale në veri janë mbështetur nga shteti serb. Krasniqi takon biznesin: Klima jo e përshtatshme
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi gjatë një takimi me biznesmenët vendas, tha se politikat fiskale dhe politikat ekonomike në Kosovë ende nuk janë edhe aq të favorshme për bizneset, por ai kërkoi që edhe komuniteti i biznesit të bëhet pjesë e përgatitjes së ligjeve me amandimet e tyre, në mënyrë që të ketë politika më të favorshme për biznesin.
Kosovë-Serbi, gati për dialog
Ndërmjetësi i BE në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper ka marrë nga delegacionet përkatëse konfirmime për gatishmërinë për vazhdimin e dialogut. Projekt/ligji për pensionet e FSK-së
Kabineti qeveritar ka miratuar projektligjin për pensionet për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili krijon parakushte për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale, ndërsa kostoja e përgjithshme buxhetore e këtij ligji do të jetë mbi 4.4 milionë euro.
Lajmet kryesore
Thaci: Në konflikt me ata që shkelin ligjin
"Qytetarët në veri, instrumente të Beogradit"
Qeveria jep 200 mijë USD për lobim
Ekspertiza: Kafka e Çopës e dëmtuar
Berisha: Dixhitalizimi i shërbimeve, arritje