Uni i Ferrit
Seksioni i arteve i Akademise se Shkencave dhe te Arteve te Kosoves ka promovuar monografine Rexhep Ferri te autorit Gezim Qendro. Duket sikur tablote e Ferrit jane pasqyra ku ai sheh Unin e tij duke e shetitur neper labirintet humbellat guvat me gjysmedrite-gjysmeterr te nenndergjegjes se vet - shkruan autori i librit Gezim Qendro per pikturat e Ferrit
Besim Tula
Gezim Qendro nje studiues ambicioz i hyri detit ne kembe titullin doktor ta pranonte vetem duke e mbrojtur jashte vendit. Kuraja e dergoi ne France atje ku dolen shume drejtime filozofike dhe artistike te artit modern dhe postmodern te shek. 19 dhe 20. Mbrojti graden doktor ne estetike ne shkollen doktorale te Universitetit VIII Paris Saint-Denis France. Deshira per ta fituar atje me sa duket ishte dhe nje proteste per deformimin e ketij titulli ne vendin tone.
Ne kete periudhe ku kultura eshte ne fundin e preokupimeve te qeverisjeve tona nuk ka ndonje dallim te madh midis atij qe punon pak ose aspak dhe atij qe punon me ngulm. Ne kete sfond duhet nje kurajo prej intelektuali te vertete per te realizuar nje enderr duke ditur qe nuk te pret ndonje shprese e madhe ku te shprehesh aftesite. Megjithate ideali ka fuqi te madhe dhe ben ti mposhtesh veshtiresite. Dhe ja arriti. Pas studiuesve qe kryen studimet e larta ne B. Sovjetik dhe ne vendet e demokracive popullore si kritikja Saide Ago historiania Dhorka Dhamo dhe artiste te tjere qe krahas profesionit te tyre shkruanin si A. Kuqali Ll. Blido A. Sadikaj B. Luca apo E. Laperi G. Muka K. Buza Z. Varvarica etj. Ky eshte i pari estet qe vjen me nje formim ne vendet perendimore.
Ai ben pjese tek ata intelektuale ku ndjenja per profesioni triumfoi mbi cdo deshire per karriere. Nuk lakmoi politike pasi ne politike po nuk bere gjera te medha pjesa tjeter eshte e pavlere. Je i detyruar te bashkepunosh me kolege me formime te ndryshme kulturore here-here me interesa te vogla kryesisht fitimesh ekonomike. Kjo e ul mjaft pazarin e jetes se nje intelektuali. Ai kerkoi nje rruge tjeter me te lire dhe me te frytshme. Njohes i disa gjuheve te huaja anglisht frengjisht holandisht italisht ku per secilen eshte investuar nje kohe jo e vogel tregon kerkesen e tij per te marre informacione nga disa burime. Gezimi ka lexuar nje biblioteke te tere. Kujtojme serine e shkrimeve te tij botuar ne gazeten Standard te cilat u priten me interes nga artistet pamore. Ishin studime te plota dhe te trajtuara me kompetence prej te cileve mesoje shume rreth ideve dhe tendencave ne art.
Ardhja e nje studiuesi dhe analisti ne jeten e artit tone eshte nje rreze drite. Secili artist hapur apo ne heshtje do te kishte deshiren e madhe ti bente nje vizite krijimtarise se tij tek nje kritik. Artet pamore jane artet me kapricoze per shumellojshmerine e tyre ne mjetet e shprehjeve dhe evolucionin qe ato kane pesuar ne vijueshmeri nuk eshte lehte te asimilohet. Nje artist nuk mund te jete i sigurt per krijimtarine e tij. Dyshimi eshte nje vizitor i herepashershme i artistit. Nevoja e nje mendimi tjeter eshte dhe kurajo ose rishikim i ndonje deformimi. Vizita e krijimtarise eshte shendet per krijuesin. Aq me teper kur behet fjale per artin e kombit ne teresi. Vetem nje estet kritik analist apo studiues profesionist mund te klasifikoje me drejte dhe ta vendose krijuesin ne vendin e caktuar te tabeles se tij te artit. Fati i takoi piktori Rexhep Ferri. Teksti i librit - katalog per piktorin Rexhep Ferrin botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosoves eshte nga punimet e para te Gezimit pas titullit doktor. Pasi lexon tekstin bindesh qe dhe ne artin shqiptar kemi me ne fund nje artist te studiuar plotesisht duke hyre ne thelbin e krijimtarise e krahasuar me skenen artistike te kohes filozofine dhe kushtet shoqerore ne te cilat veproi. Thellesia e shikimit te vepres se Ferrit nuk mund te arrihet ne kohe te shkurter dhe me nderprerje. Aty eshte shpenzuar mjaft energji mendore. Komenti eshte profesional duke u futur ne palcen e vepres ne gjuhen e arteve pamore dydimensionale si zoterimi i siperfaqes plasticiteti modal optimum perceptues procesi krijues ngjyra forma etj. Bindesh per kohen e gjate qe i eshte dashur Gezimit. Konkluzione te tilla behen vetem kur e ke marre seriozisht nje pune dhe ajo behet pjese e pandare e dites kur shetit pushon bisedon ne familje mbase dhe ne argetim me femijen.
Analiza e nje krijimtarie eshte nje zberthim shumeplanesh ashtu sic eshte dhe rruga me te cilen eshte ndertuar ajo duke filluar pikesepari te pjesa me e domosdoshme e artit liria. Ja si i vizaton Gezimi pamjet e artit ne dy anet e kombit Ndryshe nga artistet brenda hapesires se shtetit shqiptar qe gjeten pune me hir apo pahir ne fabriken e endrrave te propagandes komuniste e qe ndeshkoheshin ashpersisht qofte edhe per shfaqjen me te ndrojtur te pelqimit te artit dhe kultures perendimore artistet kosovare punuan ne nje situate pakrahasueshmerisht me te lire kjo fale edhe hapjes kulturore te ish-Jugosllavise ndaj Perendimit pas prishjes politike te Titos me Stalinin me 1948.
Rexhepi per fat te mire u gjend ne anen tjeter. Vepra e tij nuk kishte nevoje te maskohesh dhe do te kishte lirine te pranonte gjithe atributet e tij. Ajo eshte e ndertuar ndryshe nga e bashkemoshatareve te tij artiste ne shtetin ame. Gezimi me pergatitjen e plote estetike filozofike dhe profesionale e shikon me gjere ashtu sic duhet pare nga ana filozofike artistike psikologjikee deri tek hyrja ne galerite e mendimit koshient dhe inkoshient te artistit qe jane nje pjese e pandare e momenteve krijuese.
Humanoidi apo qenia njerezore e Rexhep Ferrit eshte pa nje percaktim te qarte kohore disa here dhe pa koke eshte gjendja e secilit nga ne. Eumlshte ecja qe ai ben per te jetuar mbijetuar dhe per te arritur diku ne shumicen e rasteve i vetem dhe i pa inkurajuar. Eumlshte Humanoidi pa identitet te qarte i transformuar qe nuk i kupton dot gjendjen por gjithsesi gjithmone ne kembe. Edhe kur eshte me figurat te tjera ai perseri eshte i vetmuar. Eumlshte nje gjendje ankthi e fshehur e cila ka si pasoje pasigurine. Burimi i tyre eshte gjithfare rrjedhash. Eumlshte nje gjendje e provokuar nga vete jeta ne paraclirimin e Kosoves por dhe nga gjendja e njeriut ne pergjithesi ne raport me kohen dhe shoqerine. Me njohjen e thelle qe i ka bere vepres Gezimi arrin te ndjeje dhe momentet krijuese te Rexhepit dhe na bind me vertetesine e tyre kur shikon krijimtarine Brenda hapesires piktorike ne nje sfond dypermasor me ngjyrime te theksuara metafizike shohim ne shumicen e rasteve nje qenie njerezore nje Humanoid i cili paraqitet me nje vizatim fluid e te zhdervjellet nganjehere ne kufijte e manierizmit. Ne ngjizjen e vrullshme te formave te Humanoidit ndjen energjine e realizimit entuziazmin e artistit gjate procesit te punes kenaqesine e tij te zbulimit lojen e nderveprimit te ethshem midis mendjes syrit fantazise dhe dores dhe nenshtrimin e heshtur te rrafshit qe pranon me durim te gjitha shenjat qe le artisti mbi shpinen e tij. Fq.28
Gjuha qe perdor Qendro eshte e thjeshte. Frazen e nderton qarte. Pershkrimi nganjehere ka dhe nota poetike e cila gjalleron leximin. Shikimi i vemendshem dhe i thelle ne labirintet krijuese e autorit i cili pershkon nje aventure qe here-here del jashte rregullit duke mos ju bindur shenjave te qarkullimit stilistik te krijimtarise por duke guxuar per te ecur dhe ne vende te ndaluara por qe jane pjese e aventures artistike te krijuesit. Gezimi me njohurite e gjera ne kete fushe arrin te gjeje bashkesite emocionale te tyre me trungun e madh te vepres. Kjo e ben Rexhep Ferrin me te shpjegueshem ne gjeresine subjekteve vizuale dhe enigmave te tij. Ai pershkruhet si nje artist me tendenca te qarta moderne dhe postmoderne.
Libri eshte ndare ne disa menyra shikimi te ketyre veprave. 1. Vetekriticizmi dhe perforcimi i zones se kompetences 2. Hapesira piktorike 3. Hapesira kontekstuale. Hyrja e librit merr persiper te beje nje historik te qarte dhe shkencor mbi dy realitetet artistike shqiptare Shqiperi dhe Kosove te cilat kishin rruge te ndryshme ecje. Ky shkrim pavaresisht se eshte futur brenda studimit te Ferrit rri vecan si e para histori arti shqiptare e pershkruar me kompetence. Mendoj se ja ka dale mbane me sukses.
Pasi lexon studimin vepra e Rexhep Ferrit ka nje pamje tjeter. Ajo vjen me e thelle me e qarte. Shohim shume gjera qe pamja e shpejte nuk i transmeton sic ndodh per cdo fushe te arteve. Rexhepi eshte nder artistet qe evidentohet qarte per origjinalitet ku gjuha grafike ben dhe bazen e vepres se Ferrit kurse ngjyra here rri paralel me te e here terhiqet pak per ti lene vend penelatave te sigurta dhe pasurise se nderhyrjeve.
piktor