Serbët kërkojnë aksion të Policisë së Kosovës

Përfaqësues të serbëve lokalë në Mitrovicë sot kanë kërkuar veprim të shpejtë të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it për shkak të, siç kanë thënë ata, situatave të shpeshta ekscesive në pjesën veriore të Mitrovicës.
Në kumtesën e kryetares së Kuvendit ilegal të komunës së Mitrovicës Ksenija Bozhoviq theksohet se situatat me incidente në qytet rrezikojnë seriozisht sigurinë e qyteatrëve dhe për këtë arsye është i nevojshëm reagimi i shpejtë i institucioneve përkatëse.
“Është fakt se gjatë dy ditëve të fundit janë sulmuar dy qytetare, njëra lehtë e tjera rëndë nga persona të panjohur”, ka thënë me një kumtesë për medie Bozhoviq.
Kërkojmë reagim të shpejtë të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it në përputhje me mandatin që kanë, përfundon kumtesa./Indeksonline/