E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullonte pasaporta e kontrata pune, përfundon në pranga

Policia e Kosovës pas një bastisje që ka bërë në një agjencion turistik të një qytetari në Suharekë, ka gjetur dhe konfiskuar dokumentacione ilegale.

Me këtë rast janë gjetur 6 pasaporta ,disa kontrata pune ,aplikacione për viza dhe disa dokumente tjera. I dyshuari që i ka kryer këto punë pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.

Policia e ka hapur rastin si kontrabandë me emigrant. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›