Serbët kthejnë mbrapsht KFOR-in në Zvecan
MITROVICE-Në rrugën që çon për në pikën kufitare Jarinje, përkatësisht në Zveqan, serbët të hënën në mëngjes kanë ndaluar autokolonën e makinave të KFOR-it me ushtarë amerikanë që qarkullonte në drejtim të Mitrovicës.
Sipas burimeve të Kosovapress-it nga veriu, pas bisedimeve mes përfaqësuesve të serbëve dhe KFOR-it, të cilat kanë zgjatur rreth gjysmë ore, autokolona ushtarake është kthyer në drejtim të Mitrovicës dhe nuk është shënuar ndonjë incident.
KFOR-i kishte paralajmëruar që të hënën do të vazhdonte punimet në riparimin e urës në vendin Lozhishte që ndodhet në mes të Zveqanit dhe Leposavicit, në mënyrë që makineria e tyre të mund të qarkullojë në drejtim të Jarinjes, por kjo nuk u bë e munduar as sot.
(d.b/BalkanWeb)