E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kashelashe



...Shqiptari plehrat e veta i hedh plehrat e te tjereve i mbledh vetvetes ia hedh...

Nga Edmond Tupja

Mbaj mend qe nga femijeria nje kashelashe qe im gjysh ma thoshte me humor kur e zinte rrufa dhe i kullonin hundet I varfri i hedh i pasuri i mbledh para se te nxirrte shamine e ti shfrynte ato. Asokohe kishte njerez qe qurrat e gelbazat i hidhnin pertoke aq sa ne disa sheshe e rruge kryesore te kryeqytetit tone ishin shtruar disa pllakeza ne asfalt ku lexohej  Mos peshtyni pertoke. Por gjithsesi te varfrit pa shami pertoke qe pertoke i hidhnin ato madje pa u munduar shume te mos binin ne sy teksa gishterinjte i fshinin mureve apo trungjeve te pemeve.
Kjo kashelashe mu kujtua keto dite qe po vlon debati per plehrat sic i quan opozita xanxare apo per mbetjet sic i quan pozita pozemadhe. Problemi eshte se ne shumica e kualifikuar e shqiptareve nuk e kemi per gje ti hedhim plehrat ku te mundemi. Le te marrim per shembull rastin e thjeshte te dikujt qe pasi ka ngrene nje dreke te mire ne restorant largohet qe andej dhe tek ecen nxjerr nje camcakez nga xhepi e shpeshtjell dhe e fut ne goje. Si vepron ai me letren mbeshtjellese qe i ka mbetur ne dore Ne 99.99 per qind te rasteve e flak pertoke pa me te voglen brejtje ndergjegjeje ndonese ka xhepa duke bere kesisoj ndoshta edhe pa vetedije nje gjest ndotes. Kjo ndodh jo vetem me mbeshtjelleset e camcakezit por edhe me shishet e qeset plastike me shamite prej letre bishtat e cigareve ambalazhet e hamburgerve e te sufllaqeve dhe deri te prezervativet. Por keto nuk jane asgje ne krahasim me qeset e plehrave shtepiake qe edhe pse nuk hidhen me nga katet e siperme me tu ngrysur drejt e mbi kokat e kalimtareve qe ecin rreze pallateve lihen qosheve pavaresisht se kazanet e plehrave jane disa metra me tutje. Gjithsesi ka edhe me keq qosheve braktisen edhe mobilie frigorifere lavatrice televizore e soba elektrike madje edhe makina te dala jashte perdorimit.
Me nje fjale ne prodhojme mbetje/plehra apo plehra/mbetje si gjithe popujt e tjere por as qe duam tia dime se ku i hedhim ato. Ne keto kushte debati per trajtimin e mbetje/plehrave ose plehra/mbetjeve te huaja risjell per rrjedhoje ne qender te vemendjes ceshtjen e ndotjes se mjedisit shqiptar nga vete shqiptaret. Ketu qendron thelbi i ceshtjes po te ishim vertet te paster e te mos hidhnin ne vete qofte edhe nje mbeshtjellese camcakezi pertoke do te kishim edhe me shume te drejte te indinjoheshim per importin e ardhshem te mbetje/plehrave apo plehra/mbetjeve europiane. Nga ana tjeter kush do te na i mbledhe ne vendin tone mbetje/plehrat apo plehra/mbetjet qe prodhojme Ne vete Kjo me duket pak e mundshme duke pasur parasysh marredhenien tone me mjedisin. Te huajt Kjo me duket edhe me pak e mundshme per arsye qe mund te merren me mend. E vetmja zgjidhje fatkeqesisht afatgjate do te ishte sipas mendimit tim modest por te shqetesuar edukimi i popullsise me ndjenjen e mbrojtjes se mjedisit nga faktori homo albanicus pra nga ajo vete.
Perpos kesaj dua te besoj se problemi ne fjale eshte shtruar me tejdukshmerine me te madhe dhe se askush si nga pala jone ashtu edhe nga ajo e huaj nuk eshte perlyer ne asnje lloj allishverishi ndryshe sasise se mbetje/plehrave ose plehra/mbetjeve per tu trajtuar i duhet shtuar edhe shpirti i individeve ne fjale.
Sido qe te jene e te vene punet deshiroj ti them lexuesit te vemendshem e te paanshem te rubrikes sime se me miratimin e ligjit per trajtimin e mbetje/plehrave ose plehra/mbetjeve te importuara kashelasha qe me thoshte im gjysh kur e zinte rrufa dhe ai i shfrynte hundet ne shami peson detyrimisht njefare ndryshimi apo me sakte riaktualizohet duke u kthyer ne shqiptari plehrat e veta i hedh plehrat e te tjereve i mbledh vetvetes ia hedh

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›