E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi mungese me arsye ne Kongresin e PS


A duhet te kishte pershendetur Presidenti Topi Kongresin e socialisteve

Nga Mero Baze

Kjo eshte nje teme debati interesante ne kete moment te nxehte politik. Sali Berisha dikur president ka pershendetur Kongresin e socialisteve ne vitin 1996 nderkohe qe kryetarin e tyre e kishte futur ne burg dhe rivalin e tij sot partnere ne qeveri  e mbante si delfin i gatshem per ta marre kontrollin mbi opoziten. Nisur nga kjo pervoje pra nga pervoja e nje presidenti politik Bamir Topi mund ta kishte pershendetur Kongresin si nje zhvillim qe ka rendesi per te ardhmen politike te Shqiperise. E di qe ka plot argumente per te qene pro apo kunder ketij detaji gati protokollar por qe ne momentin aktual merr shume kuptim pasi tregon tensionin dhe klimen paragjykuese qe ka futur Berisha ne politiken shqiptare.

Per cdo politikan shqiptar qe ka ndjekur Kongresin e opozites ka pare se ishte dje nje deshmi e strukturimit serioz te opozites. Te perqendruar tek nje program qe e besojne dhe shpresojne dhe te zgjeruar drejt flluskave te ajrit qe kishin krijuar ishujt e Fatos Nanos dhe Ilir Metes ne te majten shqiptare socialistet dhane nje pamje serioze dhe shpresedhenese te opozites me nje program te prekshem per te drejtuar vendin. Ajo ka paraqitur nje projekt per ndryshimin e sistemit te taksimit ne Shqiperi duke rikthyer sistemin normal te takses progresive ka premtuar lufte ndaj monopoleve ne ekonomi dhe hetim te koncesioneve te cilat jane perdorur per te forcuar frymen e klientelizmit te pushtetit te Familjes ne Shqiperi.

Por mbi te gjitha opozita ka premtuar se do ti permbahet parimeve te lirise ne qeverisjen e vendit parime qe sot jo vetem jane harruar por jane ekzekutuar bashke me lirine ekonomike lirine e shtypit dhe lirine per te qene nje qytetar i barabarte ne garen politike ne Shqiperi.

Keto zhvillime jane te tilla qe tejkalojne rendesine e nje partie politike. Te gjithe biem dakord se ndrydhja e demokracise brenda PD-se mungesa e gares mungesa e vizionit qeverises nje program voluntarist qe mbeshtetet ne citate te Kryetarit si te ishte Kryetari Mao dhe mbi te gjithe nje parti qe jep shembuj te trishte dhe shpesh te frikshem kunder lirive ne vend jane nje humbje e madhe jo vetem per PD por per gjithe Shqiperine pasi keto defekte rrezatohen ne shoqerine shqiptare duke prodhuar shpesh dhe trauma kombetare si ajo e vitit 1997 apo rrenim te ekonomise si ky qe po perjetojme sot. Perballe ketij rrezatimi negativ qe ben nje parti ne pushtet ne shoqeri disa fenomene pozitive qe shfaqen tek opozita po ashtu ndikojne pozitivisht ne shoqeri pra e tejkalojne interesin polik dhe partiak.

Ne kete pikepamje ashtu sic pershendeten disa kryetare partish te majta dhe te djathta Kongresin mund ta pershendeste dhe Presidenti Topi.

Por une dhe mijera shqiptare te tjere e kuptojme fare qarte perse nuk e beri. Nuk e ben pasi nuk do ti hedhe benzine nje flake kashte qe Berisha perpiqet te ndeze ne vend me shprese per te bere diversion ndaj gjithe faktoreve opozitare ne vend. Fenomeni me i ri qe atij po i ndodh eshte se pervec Partise Socialiste po i strukturohen dhjetera faktore te rinj opozitare. Shoqeria civile ka dhene javen qe shkoi nje shembull te shkelqyer me vetorganizimin e tyre kunder ligjit per importin e plehrave. Dhjetera te rinj ne moshe organizuar nga disa OJQ moren mbeshtetjen e disa personaliteteve publike ne vend dhe forcave politike duke denoncuar ashper ligjin para Kuvendit te Shqiperise.

Edhe pse Berisha ka perdorur kamxhikun dhe brutalitetin mbi medien opozitare ajo jo vetem qe nuk eshte shuar por po jep shenja te ringjalljes me tituj te rinj gazetash dhe zera te rinj qofte dhe ne ekranet e blere te pushtetit duke u kthyer ne makth per Berishen. Ai u detyrua tri dite me pare te permendte emisionin me investigativ ne vend Fiks Fare si nje parti politike kunder tij vetem nga deshperimi qe ka nga mosnenshtrimi i medies kritike.

Po ashtu kunder Berishes po valeviten flamuj kuq e zinj nga Jugu ne Veri duke e identifikuar ate si nje shqiptar te rreme qe ka shitur interesat e vendit per karrigen e tij.

Por ajo qe shkelqen mbi gjithe zhvillimet eshte fakti se nje sere ish- figurash te PD-se po shprehin hapur mbeshtetjen e tyre ndaj Presidentit Topi ne premtimin per nje karriere te re politike pas ikjes nga Presidenca. shte pikerisht kjo arsyeja kryesore qe ka detyruar politikanin Bamir Topi te frenoje Presidentin Topi te ulet dhe te shkruaje nje telegram per opoziten dhe ta pergezoje ate per aksionin e saj politik dhe suksesin ne Kongres. shte nje gjest i paqortueshem kur e mendon Bamir Topin si politikan dhe natyrisht nje mungese me arsye e nje urimi nga Presidenti i Republikes. Por mbi te gjitha eshte nje tregues se ku e ka cuar lirine e mendimit politik Sali Berisha ne Shqiperi. shte nje tregues qe deshmon se ai i detyron jo vetem shqiptaret por dhe politikanet e tyre te kene parasysh ate dhe kur duhet te marrin vendime dhe veprime politike. shte tregues sa dem i bene lirise politike dhe gjithe lirive te tjera ne kete vend nje njeri qe kerkon te sundoje mbi gjithcka.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›