E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët kundër arrestimit në Zubin Potok

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiç ka konfirmuar se policia e EULEX-it ka arrestuar Jevro Panteliçin nga kjo komunë dhe e ka cilësuar si të papranueshëm arrestimin e tij.

Misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX, ka njoftuar sot se me asistencën e trupave të KFOR-it, ka arrestuar një person, që dyshohet se është i përfshirë në krim të organizuar.

“Për ne kriminelë janë ata që shesin drogë dhe armë, dhe paraqesin rrezik për sigurinë, e të tillë nuk ka në rrethinën e Ibrit”, tha Ristiç.

Ai ka thënë se për serbët është e papranueshme që të paguajnë tatim për shtetin e Kosovës.

EULEX ka njoftuar se arrestimi është bërë si rezultat i hetimeve të kryera rreth krimit të organizuar, kontrabandës me karburante, shmangies së tatimit dhe shmangies mashtruese të taksave të importit dhe akcizës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›