E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR fton FSK-në në stërvitjen masive

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler ka ftuar trupat e FSK-së që t`i bashkohen një stërvitjeje masive ushtarake, të koduar me emrin “Skifteri i Ballkanit”.

Sipas mediave kosovare, stërvitja do të mbahet në fund të qershorit dhe do të një operacion trajnues për garantimin e sigurisë, kontrollin e turmave dhe trazirave, si dhe për shpëtimin e pengjeve.

Në këtë operacion, përveç trupave të KFOR-it do të marrin pjesë edhe njësitë e posacme të misionit EULEX, ndërsa FSK-ja do të jetë për të përmirësuar kapacitetet e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›