E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Priten zgjidhje për lëvizjen e lirë e energji

Shefja e ekipit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se në raundin e katërt të bisedimeve që filloi sot mund të priten rezultate në të paktën tre fusha.

“Rezultate substanciale në çështjet e dialogut presim në lëvizjen e lirë, në tregtinë e lirë dhe në çështjet e energjisë. Këto janë tri fusha të mëdha, ku të dy delegacionet kanë punuar me përkushtim dhe jemi në një fazë ku në këto dy ditë do të dalë një kornizë e marrëveshjes për këto tre çështje”, tha Tahiri para fillimit të takimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›