E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet marrin pjese ne regjistrim

Ne fazen e fundit te regjistrimit provues te popullsise, ekonomive familjare dhe banesave, po marrin pjese edhe perfaqesues te komunitetit serb. Keshtu bejne te ditur perfaqesues te institucioneve kosovare. Ministri i Sherbimeve Publike, Arsim Bajrami, thote se vete perfaqesuesit e komunitetit serb jane anetare te zbatimit te projektit. "Ne procesin e regjistrimit provues jane perfshire edhe serbet, qofte ne komisione regjistruese, qofte duke u marre drejtperdrejt me regjistrimin e popullsise, dhe te dhenat e para tregojne per nje pjesemarrje te gatshme te komunitetit serb. Ne po shpresojme qe ne ditet ne vijim, kjo pjesemarrje do te rritet", thekoi Bajrami. Sipas tij, ne vitin 2009, do te filloje nje fushate sensibilizuese per t'i bindur serbet lokale qe ta pranojne regjistrimin si nje mundesi te mire edhe per ta , nje projekt qe nuk ka te beje shume me pavaresine e Kosoves dhe statusin final.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›