Shperthime ne fabriken e cimentos, plagoset kinezi
Fushe-Kruje- Nje kinez qe ishte punesuar ne ndertimin e fabrikes se re te cimentos "Titan" ne Fushe-Kruje, eshte plagosur rende pas shperthimit te ndodhur ne frontin e punes pasditen e djeshme. Ka qene ora 14:30, kur koleget i erdhen ne ndihme 34 vjecarit Xheng Ulig, i cili eshte rrezuar nga skela me lartesi 4 metra ne momentin qe inxhinieret perpiqeshin te hidhnin ne ere disa shkembinj qe kishin bllokuar ndertimin e fabrikes se re ne Borizan. Prej tre muajsh ne kete zone kryhen punime intensive, ndersa aktiviteti u inaugurua edhe nga kryeministri i vendit, si nje nga sipermarrjet me te fundit te investitoreve te huaj. Por incidenti i djeshem ka kaluar ne hetimin e policise dhe prokurorise se Krujes, qe ka shoqeruar menjehere specialistin e shperthimeve dhe presidentin e firmes sipermarrese per punimet, "Karaj sh.p.k". Ata jane marre per disa ore ne pyetje dhe me pas jane lene per hetim ne gjendje te lire per shkelje te rregullave te sigurise teknike ne pune. Kinezi i plagosur eshte derguar per mjekim ne Spitalin Ushtarak te Tiranes dhe mesohet se ka thyer njeren nga kembet, ndersa ka dhe fraktura ne pjese te ndryshme te trupit. Gjithsesi sipas mjekeve gjendja shendetesore e tij eshte jashte rrezikut per jeten.
Burime zyrtare te policise thane se jane njoftuar rreth ores 14:30 per nje shtetas kinez te plagosur qe ka mberritur ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Menjehere eshte zbardhur identiteti dhe puna qe bente ne fabriken e re te cimentos. Nje grup specialistesh dhe ekspertesh i jane drejtuar zones se Borizanit ne komunen e Thumanes per te hetuar ne vendngjarje. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 34 vjecari Ulig ishte punesuar se bashku me bashkatdhetare te tjere te tij nga firma shqiptare "Karaj", e cila kishte fituar tenderin per ngritjen e fabrikes. Specialistet i rrefyen agjenteve se per shkak te disa gureve te medhenj qe kane dale ne vendin ku po ndertohet, eshte dashur kryerja e shperthimeve me dinamit e tritol. Por ne momentin e shperthimit, punetori kinez qe ishte aktivizuar ne nje tjeter zone te fabrikes, i trembur eshte hedhur nga skela, per te shmangur copat e gureve. Por hedhja nga skela 4 metra e larte i ka kushtuar shtrenjte 34 vjecarit qe eshte perplasur ne disa gure te tjere, duke thyer kemben e djathte. Menjehere jane marre nen hetim pronari i firmes shqiptare dhe specialisti i shperthimeve, si te dyshuar per shkelje te rregullave te sigurise ne pune. Drejtuesit e firmes mohuan akuzen e ngritur, duke u shprehur se plagosja nuk ka ndodhur per shkak te shperthimit, por nga hedhja e vullnetshme e punetorit. Punimet per ngritjen e fabrikes "Titan" po behen nga ana e punetoreve kineze, nderkohe qe hapja e frontit te punes kryhet nga firma shqiptare "Karaj", qe merret kryesisht me shperthimet dhe prej tre muajsh punon ne kete fabrike.
A.Bushi