E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Fier e Berat, 1 i vdekur 1 i plagosur

FIER- BERAT- Dy aksidente brenda natës me një të vdekur dhe një të plagosur janë shënuar në jug të vendit. Aksidenti i parë ndodhi në aksin Fier- Vlorë, ku i vdekur mbeti një kalimtar, ndërsa aksidenti i dytë u shënua në dalje të qytetit të Beratit.

Në Fier ka gjetur vdekjen një 45 vjecar i cili po lëvizte me bicikletë në aksin Fier- Vlorë. Rreth orës 21. 30 të së hënës viktima, I seksist mashkull ende I paidentifikuar duke ecur me bicikletë është përplasur nga një mjet, pranë fshatit Levan. Policia thotë se po punon për identifikimin e kufomës, dhe të drejtuesit të makinës i cili është larguar nga vendi i ngjarjes

Aksidenti tjetër ndodhi rreth orës 04.00 të së martës në të dalë të qytetit të Beratit. Një trajler është përplasur me një Mercedes. Nga përplasja është plagosur Florenc Borici 28 vjec, drejtues i automjetit Mercedes. Policia thotë se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e trajlerit, ndërsa aksidenti bllokoi lëvizjen e mjeteve për 3 orë.
(s.g/balkanweb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga aksidentet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›