Serbet nuk do te marrin pjese ne zgjedhje

Kriza politike dhe institucionale ne Kosove e ka gjetur Beogradin te papergatitur. Prandaj eshte veshtire te supozohet se Serbia do tu sugjeroje serbeve qe te marrin pjese ne keto zgjedhje shprehet per Detusche Wellen sekretari ne ministrine serbe per Kosoven Oliver Ivanoviq. Koha eshte teper e shkurter per kthesa dhe analiza serioze e kur nuk keni kohe te mjaftueshme per analiza te ketilla me se miri eshte ti permbaheni qendrimit te meparshem thote Ivanoviq.
Beogradi deri tani gjithmone ka bere thirrje per bojkotimin e zgjedhjeve dhe institucioneve kosovare me shpjegimin se ne kete menyre do te legjitimoheshin institucionet e shtetit te pavarur te cilin Serbia nuk e njeh.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Oliver Ivanoviq
Pro pjesemarrjes
Kesaj radhe situata ka ndryshuar dukshem sepse jane shtuar zerat ne mesin e serbeve te Kosoves por edhe tek partite politike ne Serbi qe kerkojne pjesemarrjen ne zgjedhje. Rada Trajkoviq kerkon prej Beogradit qe tu beje thirrje serbeve per pjesemarrje ne zgjedhje. Sipas saj pas pranimit te rezolutes se perbashket me BE-ne te paraqitur ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se do te ishte plotesisht e pakuptueshme ne qofte se Serbia ben thirrje per bojkotimin e zgjedhjeve. Trajkoviq shpreson se me ne fund te gjithe serbet do te kene nje qendrim unik dhe do te dalin ne vendvotime.
Pro pjesemarrjes se serbeve ne zgjedhje eshte shprehur edhe ish-lideri i Partise Demokratike Dragoljub Micunoviq si dhe Partia Liberale-Demokratike. do vendim tjeter pervec pjesemarrjes ne zgjedhje do te ishte utopi dhe sakrifikim i pakuptimte i serbeve te Kosoves shprehet lideri i liberaleve edomir Jovanoviqit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rada Tajkovic
Kunder pjesemarrjes
Kunder pjesemarrjes se serbeve ne zgjedhje nuk shprehen madje as Partia Popullore Serbe e Tomisallav Nikoliqit dhe socialistet e Ivica Daciqit por ato kerkojne qe vendimi per kete te merret ne nivelin e shtetit. Per dallim prej tyre kunder pjesemarrjes ne zgjedhje jane shprehur perfaqesuesit e serbeve te veriut te Kosoves Partia Demokratike Serbe e Vojisllav Koshtunices radikalet dhe disa parti me te vogla me orientim nacionalist.
Oliver Ivanoviq e ka te qarte se thirrja e Beogradit per bojkotimin e zgjedhjeve do te thote prezantimin e tyre prej personave dhe partive te cilet ne kushtet normale nuk do te mund te futeshin ne parlament. Mendoj se serish do te kemi nje perfaqesim te keq te serbeve. Rezultati perfundimtar do te jete margjinalizimi i metejme i serbeve prej proceseve aktuale ne Kosove qe nuk me vjen aspak mire dhe qe eshte per keqardhje. Por per fat te keq nuk kemi pasur hapsire per artikulimin ne menyren e duhur te interesave serbe ne Kosove.
Autor Bahri Cani
Redaktoi Aida Cama