Shperndahet Kuvendi i Kosoves - zgjedhje me 12 dhjetor

Presidenti ne detyre Jakup Krasniqi shperndau parlamentin e Kosoves. Kete vendim presidenti ne detyre Jakup Krasniqi e mori menjeherepasi deputetet e Kuvendit te Kosoves votuan mocionin e mosbesimit te qeverise se Kosoves te udhehequr nga Hashim Thaci. Po ashtu presidenti ne detyre Jakup Krasniqi shpalli daten e zgjedhjeve te jashtzakonshme te cilat do te mbahen me date 12 dhjetor te ketij viti. Deri ne kete date qeveria e Kosoves sipas kushtetutes do te kryeje detyrat e saj mirepo nga sot ajo cilesohet qeveri ne doreheqje.
Me 66 vota pro nje kunder dhe dy abstenime Kuvendi i Kosoves pati votuar pro mocionitte mosbesmit per qeverine e udhehequr nga Hashim Thaci.
AKR partia opozitare qe inicoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverise Thaci tha se kishte kerkuar mosbesimin ndaj qeverise per faktin se ajo konsideron se vendi eshte ne krize institucionale qe nga prishja e koalicionit ndermjet PDK-se dhe LDK-se. Me kete kjo parti deshiron qe ta nxjerre vendin nga kriza institucionale thote kryetari i grupit parlamentar te kesaj partie Ibrahim Makolli.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryetari i grupit parlamentar te AKR-se Ibrahim Makolli
Kjo krize e ka bazen ne keqqeverisjen e vendit nga ana e dy tashme ish partnereve te koalicionit PDK-LDK te cilet mbi interesin e vendit e kane vene interesin partiak. Per qytetaret e Kosoves kjo qeveri do te mbahet mend per te keq ndersa demet qe i jane shkaktuar vendit do te kene pasoja afatgjata thote Ibrahim Makolli.
PDK vendosi ta votoje mocionin e mosbesimit
Partia Demokratike e Kosoves e cila e udheheq qeverine vendosi te votoje permocionin e mobesimit te qeverise Thaci. Arsyetimi ishte se kjo parti nuk e solli krizen institucionale por sipas tyre ishte Lidhja Demokratike e Kosoves me vendimin qe te dale nga koalicioni qeverises ajo qe shkaktoi krizen institucionaledhe dhe per kete arsye PDK nuk deshiron qe ne vend te kete krize. Kryeministri Hashim Thaci ne fjalen e tij para deputeteve lavderoi punen e qeverise angazhim ky qe sipas tij iu nderpre pa deshiren e tij.
Sot besoj se do te votoni drejt duke i vene fund krizes institucionale e politike e pastaj te dilni para qytetareve ne zgjedhje te reja per te rimarre besimin e tyre. Duke e bere nje veprim te tille i cili eshte plotesisht ne perputhje me kushtetuten tone ju i hapni rruge krijimit te institucioneve te reja me te fuqishme te shtetit tone me nje legjitimmitet te ri tha kryeministri Thaci. LDK e cila u fajesua se me daljen e nga koalicioni shkaktoi krize institucionale nuk e pranon arsyetimin dhe permbajtjen e mocionit dhe kjo parti vendosi te mos merr pjese ne votim.
Kritika ndaj qeverise Thaci nga partite opozitare
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri Hashim Thaci
Ne votim nuk mori pjese as AAK. Sipas kesaj partie mocioni i mosbesimit te qeverise nuk ishte kerkuar per ta nxjerre vendin nga kriza institucionale mirepo me te vetmin qellim qe ta cojne vendin ne zgjedhje te jashtezakonshme. Ardian Gjini shef i grupit parlamenar te kesaj partie thote se qeveria Thaci eshte dashur te bjere nga pushteti shume me heret.
Kjo qeveri duhet te shkoje sepse sot Kosova cilesohet si vendi me i korruptuar ne rajon e cila krahasohet me vendet me te prapambetura diktatoriale te Afrikes. Kjo qeveri duhet te shkoje sepse e ka cenuar lirine e mediave. Vendi yne sot e jep pamjen e Ballkanit te viteve 90-ta thote Adrian Gjini. Kritika per qeverine Thaci u bene edhe nga partite tjera opozitare.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Angjelina Verbica
Auron Dodi