Serbet plagosin 4 ushtare te KFOR-it
MITROVICE - Kater ushtare te forcave paqeruajtese jane plagosur, njeri prej tyre rende nga te shtenat e serbeve qe po perpiqen ne veriun e Kosoves te mbajne gjendjen e tensionuar, per t'i sherbyer nacionalizmit te semure te Beogradit. "Eshte perkeqesuar situata, kater ushtare te KFOR-it jane plagosur, njeri prej tyre rende, tre te tjere me lehte. Ai qe eshte plagosur rende do te evakuohet", tha dje zedhenesi i forcave paqerujatese ne Kosove, Kai Gudenoge. Ai ka konfirmuar gjithashtu per nje person te lenduar ne mesin e protestuesve, gjate vetembrojtjes qe forcat paqeruajtese kane ndermarre. Milan Jakovleviq, drejtor ne qendren e shendetit ne veri te Mitrovices, ka thene se "shtate persona jane pranuar ne kete qender, tre prej tyre ne gjendje te rende, nga plaget e shkaktuara prej municionit".
Ne afersi te vendkalimit kufitar ne Jarine, rreth ores 13:10 min, kane nisur te shtenat me arme zjarri. "Ka pasur te shtena nga arme te vogla zjarri, qe kane ardhur nga turma, nga serbet e mbledhur aty prane tek porta 1", ka thene Gudenoge, duke shtuar se asnje ushtar i KFOR-it nuk ka pesuar lendime dhe sulmuesi ende nuk eshte identifikuar.
Mediat dhe zyrtaret ne Serbi raportojne per nje numer me te madh te plagosurish ne mesin e protestuesve, por keto njoftime nuk jane konfirmuar nga autorietet ne Kosove.
Barrikadat
Zhvillimet vijne pasi KFOR-i ka filluar dje nje aksion per heqjen e barrikadave ne afersi te vendkalimit kufitar ne Jarine, dhe me kete rast ka arrestuar pese persona. Zyrtari per informim i KFOR-it, Ralf Adametz, tha per radion Evropa e Lire se pas arrestimit, personat e dyshuar i jane dorezuar EULEX-it per marrje ne pyetje. "Ne kemi arrestuar 5 persona per shkak te sjelljes agresive ne Jarine, ne porten 1. Me pas ata i kemi dorezuar tek EULEX-i, per hetime te metutjeshme dhe tani te pese personat ne fjale jane liruar", ka thene Adametz.
Adametz ka bere te ditur se pas heqjes se barrikades ne afersi te Jarines, "banoret lokale ngriten barrikaden tjeter vetem pese metra me larg nga ajo qe ishte larguar". Sakaq mediat serbe raportojne se shefi i Mbrojtjes Civile, nje strukture paralele ne veri, Radomir Bogdanoviq, eshte arrestuar por qe s'ka konfirmim nga autoritetet e rendit.
Tensioni vazhdon
Zedhenesi i Policise se Kosoves per rajonin e Mitrovices Besim Hoti, tha se situata e sigurise ne veri te vendit vazhdon te jete e qete por e tensionuar. Sipas tij veprimet e fundit te ndermarra nga forcat paqeruajtese nuk kane ndikuar ne pjeset e tjera te kesaj ane. "Pas veprimeve ne piken kufitare Jarnine, situata nuk ka reflektuar ne asnje prej zonave te tjera te pergjegjesise te stacioneve ne kuader te drejtorise rajonale ne Mitrovice. Fokusi ka qene pikerisht ne piken kufitare 1 ne Jarine me ate situate eshte perballuar drejtperdrejt KFOR-i dhe te gjitha veprimet jane pergjegjesi e KFOR-it dhe ajo situate nuk ka reflektuar ne zona te tjera", deklaroi Hoti.
Policia e Kosoves nuk u perfshi ne veprimet te fundit te cilat i ka ndermarre KFOR-i, Policia e Kosoves nuk ka qene e inkuadruar dhe nuk ka pasur asnje detyre. "Policia e Kosoves ne kete aspekt nuk ka pasur asnje rol, mendoj gjate intervenimit te forcave te KFOR-it. Sido qe te jete mbetet te shikohet se si do te veprohet me tutje ne menyre qe kjo situate te mos reflektoje edhe ne zona e tjera", u shpreh Hoti. Sido qe te jete, bllokadat rrugore te vendosura ne gjashte pika te ndryshme mbeten, duke pamundesuar, keshtu, qarkullimin e automjeteve nga jugu ne veri te vendit.
Tadic: Serbet te permbahen
Presidenti i Serbise, Boris Tadic, ka shprehur sot brengosje te madhe per perleshjet dhe per perkeqesimin e situates se sigurise ne pjesen veriore te Kosoves. Ai u ka bere thirrje serbeve te Kosoves per permbajtje dhe qetesi. "Apeloj per qetesimin e situates, sepse ruajtja e paqes dhe e dialogut eshte e vetmja menyre per zgjidhjen e problemeve", tha Tadic dhe shtoi se "forcat nderkombetare jane aty per t'i mbrojtur qytetaret duarthate, e jo te perleshen me ta". Ai i ka bere thirrje KFOR-it per "permbajtje maksimale", kumtoi presidenca e Serbise.