Elbasan, sekuestrohet 350 gr heroinë e kokainë, 2 në pranga
ELBASAN- Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike heroinë dhe kokainë në qytetin e Elbasanit.
Policia e Elbasanit bën me dije se në sajë të operacionit të koduar ‘Tabakani’ ka mundur të sekuestrojë 350 gr lëndë narkotike, ndërkohë që ka vënë në pranga dy persona poseduesit e lëndës narkotike, njëri prej të cilëve njihet si një nga shpërndarësit më të mëdhenj të heroinës dhe kokainës në Elbasan.
Në pranda kanë rënë Eduard Muzhaqi e Redion Driza, ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e dy personave policia ka mundur të sekuestrojë edhe 180 fishekë.
Materialet në ngarkim të dy personave të arrestouar do I dërgohen Prokurorisë së rrethit Elbasan për hetime të mëtejshme.
(e.m/BalkanWeb)