Berisha: Integrimi ne BE, prioritet absolut i Shqiperise
Gjate vizites ne Nju Jork, Kryeministri Berisha iu pergjigj interesimit te rrjetit te njohur televiziv amerikan CNN International, ne lidhje me krizen ekonomike ne Evrope dhe aspirates se forte te Shqiperise per t'iu bashkuar BE-se. Kriza ekonomike nuk eshte vetem nje beteje e Greqise. 750 mije emigrantet shqiptare, po u dergojne familjeve te tyre ne vend me pak para dhe shume prej tyre po kthehen ne shtepi. Remitancat jane te rendesishme per ekonomine shqiptare. Ne vitin 2009 perbenin 9 per qind te GDP-se. Rritja ekonomike eshte tkurrur nga rreth 6 per qind perpara krizes ekonomike te vitit 2008, ne 3.5 per qind kete vit, por duke e krahasuar ate me ate te Bashkimit Evropian, qe eshte vetem 0.2 per qind, tremujorin e kaluar, gjerat nuk duken keq.
Pse Shqiperia akoma kaq e etur per t'iu bashkuar Bashkimit Evropian, ne nje rremuje te tille. Kete pyetje ia bera me heret Kryeministrit Berisha?
Une mbetem i fokusuar dhe integrimi ne Bashkimin Evropian eshte dhe do te mbetet projekti i prioritetit me te larte i vendit tim. Ne do te bejme me te miren per te arritur cfare kerkohet: standarde, norma, praktika, per ta merituar ate. Une e konsideroj nje proces plotesisht te bazuar ne merite.
Por, perse do te donte Shqiperia te ishte pjese e nje hapesire ekonomike qe aktualisht eshte ne nje faze shume te rrezikshme, sic e pershkruan FMN. Ne mund te perballemi me nje dekade me rritje ekonomike te humbur. Pse do te donte Shqiperia te ishte pjese e saj?
Eshte e vertete qe eshte nje krize serioze, por kam besimin e thelle se kombet evropiane kane te gjithe potencialet per ta kaluar ate dhe Shqiperia nuk ka asnje arsye per te ngadalesuar perpjekjet e saj per integrimin evropian, per shkak te kesaj krize. Une besoj se Euro, pavaresisht veshtiresive momentale, do te vazhdoje dhe do te mbahet ndoshta si nje nga trashegimite me te mira te Evropes, te te gjitha koherave.