E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët refuzojnë KFOR-in, qëndrojnë në barrikada

Pas heqjes nga KFOR-i të barrikadës pranë vendkalimit kufitar në Jarinje, në veri të Kosovës serbët lokalë të revoltuar nga ky akt i KFOR-it janë ngujuar pranë barrikadave të tjera, të cilat po pengojnë qarkullimin e automjeteve të KFOR-it.

Serbët kanë ngritur një barrikadë të re në territorin e komunës së Leposaviçit duke kundërshtuar kështu aksionin e forcave të KFOR-it që zgjeruan rrethin e sigurisë përdrejt pikës kufitare të Jarinës. Vendkalimi kufitar në Jarinje vazhdon të mbetet i mbyllur dhe i rrethuar me tela me gjemba.
Ushtruesi i detyrës së shefit të UNMIK-ut, Farid Zarif vizitoi dje serbët e rebeluar në barrikadën pranë kufirit të Jarinje-s, të cilëve u kërkoi të largonin pengesat nga rruga.
 

Serbët lokalë që përbëjnë shumicën e veriut të Kosovës vijojnë të kundërshtojnë me aksione të paprera vendosjen e doganierëve të Kosovës në dy pikat në veri të vendit, 1 dhe 31, që erdhi për shkak të hyrjes në fuqi në 16 shtator të marrëveshjes për vulat doganore. Të martën e kaluar serbët lokalë sulmuan me gurë dhe me granata KFOR-in, ku u plagosën katër ushtarë.

Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak për një kohë të gjatë kanë qenë jashtë kontrollit të Prishtinës zyrtare, dhe në këto dy pika është zhvilluar kontrabanda dhe krimi i organizuar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›