Basha rihap qendrën e të moshuarve

Më tepër vëmendje për brezin e tretë, shtim të qëndrave të kujdesit si dhe transport publik falas për pensionistët mbi moshën 65 vjeç. Këto kanë qenë premtimet e kryebashkiakut Lulëzim Basha në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuare.
Gjatë rihapjes së qendrëns ditore për të moshuarit në Njësinë 9 në kryeqytet, kreu i bashkisë deklaroi se brenda qershorit të vitit të ardhshëm do të hapen të paktën pesë qendra të tilla në kryeqytet.
Gjithashtu kreu i bashkisë u ndal për të diskutuar me të moshuarit e kësaj qëndre dhe për të dëgjuar problemet e tyre. Në këtë qendër ofrohen shërbime shëndetsore dhe mënyra për të kaluar kohën e lire për rreth 80 të moshuar të kësaj njësie.