E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët u bien sërish kambanave të ndarjes së Bosnjës

Asambleja e RS ripërsërit të drejtën e njësisë për t'u shkëputur. Ligjbërësit serbo-boshnjakë miratuan një rezolutë jodetyruese të mërkurën duke insistuar përsëri se Republika Srpska ka të drejtën të shkëputet nga Bosnje dhe Herzegovina.

Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak theksoi të mërkurën (15 tetor) se ekzistenca dhe statusi i njësive të Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) gëzojnë mbrojtjen e kushtetutës së vendit dhe asnjëra palë nuk mund t'i ndryshojë ato njëanshmërisht. Ai po reagonte ndaj përfundimeve të miratuara nga parlamenti i Republika Srpska (RS) dhe rikonfirmimit nga ky parlament për mbështetjen ndaj një vendimi të kaluar së pari në shkurt, që njësia serbe boshnjake "ka të drejtën në nisë një referendum për të rikonsideruar statusin e vet", në qoftë se shumica e vendeve të BE njeh Kosovën. "Sovraniteti është një atribut i shteteve; pra, i Bosnje dhe Herzegovinës," tha Lajçak javën e fundit. "Republika Srpska është një njësi, jo një shtet brenda një shteti, pikë". Parlamenti i RS i kërkoi të mërkurën qeverisë së RS të shqyrtojë të gjitha transferimet e kaluara të përgjegjësive nga njësia në autoritetet e nivelit shtetëror. Ligjebërësit paralajmëruan gjithashtu se nuk mund të vazhdonin transferime të mëtejshme të këtij tipi pa marrëveshjen e mëparëshme të parlamentit. Përveç kësaj, ata duan transformimin e Zyrës së Përfaqësiuesit të Lartë të Lajçak, në zyrë të përfaqësuesit të posaçëm të BE. Sesioni i jashtëzakonshëm i parlamentit të RS u mblodh pasi anëtari boshnjak i presidencës tre-palëshe foli muajin e fundit në Asamblenë e Përgjithëshme të OKB. Haris Silajxhiç tha se RS ishte "krijuar nga genocidi" në BiH dhe se OKB "duhet të korigjojë gabimet e bëra gjatë luftës".

Duke denoncuar këto komente, parlamenti i kërkoi Nebojsha Radmanoviç, anëtarit serb boshnjak të presidencës të siguronte që Silajxhiç nuk mund të flasë në emër të BiH përsëri pa përlqimin e mëparshëm të dy anëtarëve të tjerë të presidencës. Në muajt e fundi, diplomatët perëndimorë u kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur politikanëve në BiH të ndalin sfidat e tyre ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe të përqëndrohen në vend të kësaj në çuarjen përpara të vendit të tyre në udhën e integrimit në BE. Publiku i BiH "duhet të kuptojë se politikanët nacionalistë bllokojnë udhën e tyre në BE", i tha Lajçak së përditëshmes politike gjermane Der Spiegel të hënën. Pyetur në qoftë se ai mund të parandalojë një referendum të mundshëm pavarësie në RS, diplomati sllovak tha se një referendum i tillë do të kapërcente "vijën e kuqe" të vendosur nga komuniteti ndërkombëtar. "Përveç kësaj, Republika Srpska nuk do të ishte në gjendje të mbijetonte ekonomikisht si një shtet i pavarur," shtoi Lajçak. Duke paralajmëruar se ai mund t'u kërkojë përfaqësuesve të Aleancës së tij të Social Demokratëve të Pavarur të linin qeverinë dhe parlamentin qendror, kryeministri i RS Milorad Dodik kishte "kërcënuar të shkatërronte BiH në një mënyrë më të kollajtë dhe të ligjëshme," vuri në dukje Lajçak. "Si rezultat, parlamenti do të paralizohej, nuk do të kishte më qeveri dhe as Bosnje dhe Herzegovinë," tha ai. "Nuk ka Bosnje pa serbët".
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›