E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPPTT, harton pr/ligjin e planifikimit territorial

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ka hartuar një projektligj të ri për planifikimin e territorit. Sipas drejtuesve të këtij dikasteri, drafti i jep më shumë kompetenca pushtetit vendor. 

TIRANE- Ministria e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, prezanton projektligjin e ri për planifikimin e territorit. Sipas drejtuesve të këtij dikasteri drafti përmban element të përmisuar kundrejt ligjit ekzistues, pasi i jep më shumë kompetenca pushtetit vendor. Ministria ka parashikuar që gjatë ditëve të ardhshme ta diskutoj projektligjin edhe me Shoqatën e Bashkive, për tu njohur me mendimin e vendorëve.
Ministri Olldashi në fjalën e tij u shpreh se “kemi bërë një përpjekje për ta lidhur me mire draftin me buxhetimin që projektimi i territorit të mos jetë më një vendosje njollash, por të jetë një orientim për investimet publike apo private brenda territorit”.
Më tej Olldashi shtoi se “kemi vendosur një hierarki më të mirë të planifikimit, ku i është dhenë nje nivel më i qartë kompetencave të ndryshme, duke u prirur drejt delegimit të sa më shumë kompetencave tek njësitë e qeverisjes vendore dhe qarqeve”.
Projektligji për planifikim e territorit parashikon ngritjen e një agjencie, e cila do të shërbejë si konsulente teknike për miratimin e planeve urbane.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›