Serbi – Angli U21, çështje diplomatike

Mund të shndërrohet në një çështje diplomatike ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Serbisë vendimi i policisë serbe për t’i dënuar edhe tre përfaqësues të U-21 anglez, përfshirë këtu dy lojtarë dhe një trajner, pas incidenteve që ndodhën më 16 tetor në stadiumin e Krusevacit, ku ndeshja kualifikuese për Euro 2013 ndërmjet dy ekipeve përfundoi me përleshje në mes të të dyja palëve dhe fyerje raciste ndaj futbollistit anglez me ngjyrë Danny Rose.
Serbët kërkojnë ekstradimin e të akuzuarve, por britanikët, që kërkojnë intervenimin e Kryeministrit David Cameron, thonë se kjo është arsye e serbëve para dënimit që pritet ta marrin më 22 nëntor nga UEFA.