Shpreson që Klose të mos jetë në Botëror

Legjenda braziliane Ronaldo frikësohet se sulmuesi gjerman Miroslav Klose mund ta mposhtë primatin e tij të golave të shënuar në Kampionat Botëror.
Për këtë, ish futbollisti i PSV-së, i Barcelonës, i Interit, i Real Madridit dhe i Milanit shpreson që futbollisti i Lazios të mos jetë i pranishëm në evenimentin që do të mbahet pikërisht në Brazil pas dy vjetësh.
“Shpresoj që Klose nuk do të marrë pjesë në Botërorin e Brazilit”, ka thënë Fenomeni në programin ‘Bem Amigos’ në Sport Tv.
Ronaldo kishte luajtur në Botëror në edicionet 1998, 2002 e 2006, duke shënuar 15 gola dhe e mban primatin. Kurse Klose aktualisht ka 14 gola.