Serbi, 160 fletëarreste për ish-pjesëtarët e UÇK-së

Prokuroria serbe për krime të luftës bën të ditur se pret që autoritetet italiane t'i dorëzojnë Serbisë Muharrem Gashin, i cili nga gjyqësia serbe është akuzuar për krime lufte kundër civilëve në Kosovë në vitin 1999. Sipas zëdhënësit të Prokurorisë për krime të luftës Bruno Vekariq, Serbia ka shpërndarë 160 fletarrestime për ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët dyshohen për krime mbi popullsinë serbe. Vekariq është i bindur se në rastin Gashi autoritetet italiane nuk do të sillen siç u soll Bullgaria kur liroi ish-kryeministrin Agim Çeku nga paraburgimi.