E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Vendimi i KQZ-së për Fierin tregoi të vërtetën

Kryetari i Partisë Socialiste menjëherë pas miratimit të tabelës së Fierit nga KQZ-ja ku i jepej mandati i 9-të PS-së në këtë qark, në një konferencë për shtyp u shpreh se vendimi nxori në dritë të vërtetën. Tashmë sipas Ramës është detyrim hetimi edhe për qarkun e Tiranës, Beratit dhe Shkodrës. Kreu i PS-së tha se KQZ-ja nuk duhet të mohojë mandatin e pestë të PS-së në qarkun e Beratit. Rama tha se PS-ja nuk do pranojë imponimin e rezultatit në rrugën e shkeljes së ligjit. Sipas tij, Sali Berisha nuk ka marrë mandat për të qeverisur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›