E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martesa mes Ramës dhe Velisë në pisk të vapës, por mungon paja...

Data e dasmës ende nuk është përcaktuar përfundimisht siç i takon zakonit shqiptar, por që martesa midis Partisë Socialiste të Edi Ramës dhe parisë 99 të Erion Veliaj do të kryhet, kjo është deklaruar haptazi. Nuk duan bashkëjetesë në opozitë, duan të shkrihen së bashku në një shtrat politik. Kush mban mend si një elefant kujton ditën e shpalljes së fejesës përgjatë grevës së urisë ku njomëzaku Veliaj bëri hapin e parë, ashtu siç ishte i persekutuar nga prokuroria për një shumë të majme parash të zhdukura në mënyrë misterioze tek organizata para-politike Mjaft. Më pas edhe një kompjuter lap-top u zhduk në mënyrë misterioze, natyrisht aty brenda kishte të gjitha transaksionet bankare të bërë nga Erion Selia dhe vëllai i tij.
Sidoqoftë kjo dasmë e bujshme do të bëhet së shpejti, para vjeshtës së breshrit të fushatës elektorale, ku natyrisht opozita do të jetë e angazhuar në propagandë dhe nuk do të ketë kohë për të konsumuar si zakonisht çdo natë provat e virgjërisë, ku të nesërmen shpaloset manifesti apo çarçaf politik me njollë rozë nga penetrimi i mendimeve të liderëve. Edhe pse thonë se i ka konsumuar të gjitha adetet zakonore përveç vënies së unazës në gisht Jon Velisë dhe puthjes përmbyllëse, Edi Rama ka shkuar deri në Nju-Jork për t’i kërkuar dorën “pronarit” real të G99.
Ndonëse paja e G99 është vogël dhe pa rëndësi, pothuajse të gjithë parisë socialiste u Mjafton dashuria milibare midis liderëve rioshë që është kaq e zjarrtë saqë largon çdo materializëm vulgar. Megjithatë lart thashë “pothuajse” sepse deputeti socialist Kastriot Islami doli të ishte i xhelozuar tej mase pse ka kuptuar që martesa e PS-së me G99 është për të promovuar shpejt Erion Velinë në krye të strukturave të Partisë Socialiste dhe jo për pajën e tij elektorale, që s’vlen një grosh. Një xhelozi legjitime.
Mirëpo si për të gjithë edhe për Erion Velinë vlen fakti se nuk ka lumturi pa sakrifica, lumturia nuk dhurohet por fitohet me grevë dhe këtu qëndron bukuria, socialisti është një qenie kolektive dhe individualizmi është shkatërrimi i tij, dhe degjenerimi njëkohësisht; lesbianizmi dhe homoseksualizmi janë produktet të një socializmi liberal, libertin i qenies së vetmuar në grup parlamentar... Nuk flas për nevojën e vetmisë për momentin, kohë për reflektim apo meditim, për çaste të caktuara, por të jetosh vetëm, më besoni, është humbje dhe këtë Erioni e ka kuptuar...
Meqë jemi në ditët e përgatitjes, Veliajt mund t’ia falim të gjitha. Edhe shkatërrimin e shoqërisë civile dhe aktivizmit rinor, edhe keqpërdorimin politik, edhe demagogjinë infantile, edhe pozat prej predikuesi fetar që merr përpara tempullit mistik të kamerave, edhe disfatën dërrmuese në zgjedhje me atë rezultat aq qesharak, megjithëse pretendoi shumë duke na bezdisur në fushatë etj. Ai është një djalë i ri megaloman me një mënyrë të foluri prej dëshmitari të Jehovait.
Ai është një djalë i ri që pretendon se është shkolluar në perëndim, por gjuha sofiste që përdor ngjan me akademitë e recitimit, me një lloj propagande shtinjake ku as më pak dhe as më shumë kërkonte krejt asgjësimin e pluralizmit politik. Kur arrin deri aty sa kundërshtarin politik e konsideron si “aks të së keqes" dhe pala që vetë-përfaqëson ai janë “njerëz të mirë”, sirenat e alarmit po bien fort për këtë lloj njeriu patologjik që përdor këtë gjuhë në një shtet demokratik e pluralist.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›